Beogradi thotë se merr gjithë çfarë ka kërkuar në Bruksel

19 Prill 2013 - 09:47      

Mediet e Beogradit,duke raportuar për kthimin e delegacionit negociues në Bruksel, citojnë zyrtarët serbë, sipas të cilëve Serbia merr gjithë çfarë ka kërkuar në bisedime.
Bashkësia e komunave serbe në Kosovë do të ketë presidentin, nënpresidentin dhe Këshillin. Po ashtu do të ketë të drejtën e zgjedhjes së komandantit rajonal të policisë, por edhe komandantët lokalë në katër komunat serbe në veri si dhe në jug, kudo që sipas strukturës etnike serbët bëjnë shumicën, shkruan “Blic”.

Beograd, 19 prill – Mediet e Beogradit,duke raportuar për kthimin e delegacionit negociues në Bruksel, citojnë zyrtarët  serbë, sipas të cilëve Serbia merr gjithë çfarë ka kërkuar në bisedime.

Bashkësia e komunave serbe në Kosovë do të ketë presidentin, nënpresidentin dhe Këshillin. Po ashtu do të ketë të drejtën e zgjedhjes së komandantit rajonal të policisë, por edhe komandantët lokalë në katër komunat serbe në veri si dhe në jug, kudo që sipas strukturës etnike serbët bëjnë shumicën, shkruan “Blic”.

Në anën tjetër kjo gazetë citon zyrtarët serbë, sipas të cilëve anëtarësimi i Kosovës në OKB është i papranueshëm.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi jo njëherë ka deklaruar se Serbia mund të thotë çfarë të dojë, por realiteti është ndryshe. Sipas tij, në marrëveshjen e propozuar nga Catherine Ashton Kosovës i jepet e drejta e përfaqësimit në të gjitha organizatat rajonale e ndërkombëtare, të anëtarësohet në NATO, por edhe në Kombet e Bashkuara.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...