Raiola: Ibrahimoviq nuk do të largohet

19 Prill 2013 - 09:26      

Pavarësisht zërave për një transferim të Ibrahimoviqit në Itali, ai që i përgënjeshtron është agjenti i tij Mino Raiola.

Paris, 19 prill- Pavarësisht zërave për një transferim të Ibrahimoviqit në Itali, ai që i përgënjeshtron është agjenti i tij Mino Raiola.

“Zlatan Ibrahimoviq? Në këto momente e përjashtoj mundësinë e largimit nga Paris Saint Germain. Gjithsesi gjatë merkatos është gjithçka e mundur, por Zlatani është i lumtur në Paris dhe drejtuesit e klubit janë të lumtur me të dhe nuk shoh asnjë arsye pse ai duhet të largohet. Mund të them se janë të pakta skuadrat që përballojnë blerjen e tij. Në Itali vetëm Juve, Milan dhe Inter mund ta marrin, ndërsa në Europë janë disa skuadra. Ai nuk e ka fshehur kurrë se Italia është si një shtëpi e dytë për të. Bashkëshortja e tij? E njoh mirë, ndihet mirë në Paris dhe nuk ka asnjë influencë mbi zgjedhjet që bën Ibrahimoviqi,” deklaroi Raiola.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...