BIK-u është jashtë kontrollit!

19 Prill 2013 - 09:25      

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Bashkësisë Islame të Kosovës, Idriz Bilalli, ka thënë se udhëheqësja e BIK-ut me qëllim nuk po pranon të bëjë reforma brenda BIK-ut. Sipas tij, kjo po ndodh për shkak se ata po frikësohen se po i humbin postet dhe privilegjet që i gëzojnë, duke qëndruar në këto poste.

Prishtinë, 19 prill - Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Bashkësisë Islame të Kosovës, Idriz Bilalli, ka thënë se udhëheqësja e BIK-ut me qëllim nuk po pranon të bëjë reforma brenda BIK-ut. Sipas tij, kjo po ndodh për shkak se ata po frikësohen se po i humbin postet dhe privilegjet që i gëzojnë, duke qëndruar në këto poste.

 “Nuk ka gatishmëri prej kësaj udhëheqje aktuale konkretisht prej z. Tërnava. Ai me një klan të caktuar aty prej katër a pesë vetash ka bllokuar këtë çështje dhe nuk lejon të bëhen ndryshime në aspektin pozitiv”, ka thënë Bilalli.

Në një intervistë për “Tribunën”, Bilalli ka deklaruar se grupi i Naim Tërnavës po vazhdon ta mbajë të izoluar BIK-un, pasi, sipas tij, ky institucion nuk i jep askujt llogari, por punon sipas interesave të disa personave.

Sipas tij, BIK-u që 14 vjet nuk ka asnjë statut juridik por punon me një Kushtetutë të kohës moniste. Ai ka kërkuar nga institucionet e shtetit që të ndërhyjnë duke mundësuar reformimin e këtij institucioni fetar.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...