Kushtetuesja lejon mjekët të punojnë në sektorin publik e privat

19 Prill 2013 - 09:13      

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin e saj rreth rastit KO131/12 të parashtruar nga Shaip Muja dhe 11 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së neneve 18, 19, 41 dhe 60 të Ligjit për Shëndetësi, Nr.04/L-125, të miratuar nga Kuvendi, më 13 dhjetor 2012, duke e shpallur kërkesën e parashtruesve si të pranueshme.

Prishtinë, 19 prill   -Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin e saj rreth rastit KO131/12 të parashtruar nga Shaip Muja dhe 11 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së neneve 18, 19, 41 dhe 60 të Ligjit për Shëndetësi, Nr.04/L-125, të miratuar nga Kuvendi, më 13 dhjetor 2012, duke e shpallur kërkesën e parashtruesve si të pranueshme.

Ajo urdhëron që ky aktgjykim t’u dërgohet palëve dhe në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit, të publikohet në Gazetën Zyrtare  dhe deklaron që ky aktgjykim hyn në fuqi menjëherë , thuhet një njoftim të Gjykatës Kushtetuese, e cila këtë vendim e ka botuar në uebfaqen e saj.

Me këtë vendim Kushtetuesja lejon mjekët të punojnë në sektorin publik dhe atë privat.  

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...