Mjekët këshillojnë: Fëmijët në natyrë

19 Prill 2013 - 09:03      

Me ardhjen e stinës së pranverës dhe ngrohjen e motit krijohen dhe kushtet e përshtatshme për fëmijët që të kryejnë aktivitet fizik. Mjekët apelojnë për prindërit te nxjerrin fëmijët në ambiente te hapura për të kryer sa më shumë aktivitet fizik, duke u kujdesur edhe për mbrojtjen e tyre nga virozat.

Me ardhjen e stinës së pranverës dhe ngrohjen e motit krijohen dhe kushtet e përshtatshme për fëmijët që të kryejnë aktivitet fizik. Mjekët apelojnë për prindërit te nxjerrin fëmijët në ambiente te hapura për të kryer sa më shumë aktivitet fizik, duke u kujdesur edhe për mbrojtjen e tyre nga virozat.

Specialistët e shëndetësisë inkurajojnë edhe të gjitha strukturat shkollore e parashkollore për më shumë aktivitet fizik të moshave fëmijërore, pasi obeziteti te fëmijët është një problem madhor, shkruan BW. "Aktiviteti fizik nuk duhet të shihet si luks, por si një domosdoshmëri. Aktiviteti fizik nuk është thjesht një çështje e shëndetit publik, por është mirëqenie dhe investim në brezat e ardhshëm", thotë specialistët e promocionit.

Aktiviteti fizik i rregullt, sipas tyre, është mjet i rëndësishëm për përmirësimin e shëndetit fizik e mendor, si dhe zvogëlon shumë rrezikun për sëmundjet kronike të njerëzve.

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, nivelet e mbipeshës dhe obezitetit rriten ndjeshëm me moshën. Kështu tek moshat 15-19 vjeç, mbipesha dhe obeziteti është në nivelin 7,9 %, tek moshat 20-29 vjeç është 22,8 %, moshat 30-39 vjeç është 49 %, dhe në moshat 40-49 vjeç, 63%.

Mbipesha dhe obeziteti janë në nivele më të larta në zonat rurale, edhe pse pa ndonjë ndryshim sinjifikativ mes  tyre. Kështu, sipas të dhënave, në zonat urbane  obezitetit dhe mbipesha është në nivelin 38,6% dhe në rurale është 39,8%.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...