Arrestohet për drogë i “forti i Tropojës”

19 Prill 2013 - 08:59      

Arrestohet për të tretën herë Filip Gjeloshi, emër shumë i njohur për strukturat e policisë shqiptare. Strukturat e departamentit Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit kanë vënë në pranga ditën e djeshme 38- vjeçarin nga Tropoja, si dhe grupin e bashkëpunëtorëve të tij. Në kuadër të operacionit të koduar “Pishat”, strukturat e drejtorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit kanë vënë në pranga të “të fortin e Tropojës” si dhe 66-vjeçarin Nik

Tropojë, 19 prill - Arrestohet për të tretën herë Filip Gjeloshi, emër shumë i njohur për strukturat e policisë shqiptare. Strukturat e departamentit Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit kanë vënë në pranga ditën e djeshme 38- vjeçarin nga Tropoja, si dhe grupin e bashkëpunëtorëve të tij. Në kuadër të operacionit të koduar “Pishat”, strukturat e drejtorisë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit kanë vënë në pranga të “të fortin e Tropojës” si dhe 66-vjeçarin Nikollë Mulaj, 22-vjeçarin Rinard Progni dhe 35-vjeçarin Besnik Mëshaj, raporton  GSH. Policia bën me dije se arrestimi i tyre u bë i mundur në kuadër të një procedimi penal të vitit 2012, nën akuzën e kryerjes së veprës penale të “kultivimit të bimëve narkotike të kryer në bashkëpunim”. Sipas policisë, he- Aurora Koromani timet për aktivitetin kriminal të grupit janë shtrirë në harkun kohor të rreth 9 muajve, gjatë të cilëve ka rezultuar se këta persona janë autorët e dyshuar të kultivimit të një sasie të konsiderueshme të bimëve narkotike, në 6 parcela, në Komunën e Lekbibajt.  “I forti i Tropojës”, Filip Gjeloshi, njihet si njeri me rrezikshmëri të lartë dhe është një nga emrat më të lakuar për strukturat e policisë. Në vitin 2011, 38-vjeçarit i është zënë pritë në afërsi të shtëpisë së tij, akt që dyshohet se është bërë në formë hakmarrjeje ndaj Gjeloshit, i njohur edhe si miku i Zani Çaushit. Ndërsa në 2006 Filip Gjeloshi i rezistoi me armë për orë të tëra përballjes me RENEA-n në një shpellë në Lekbibaj, ndërkohë që arrestimi i tij u cilësua si një nga sukseset më të mëdha të policisë, por vetëm për pak kohë, sa Gjeloshi të linte qelinë. Në dosjen e tij kriminale janë të renditura vepra kriminale nga përdhunimi e deri te vrasja, apo edhe plagosje të efektivave të policisë. Në vitin 1995 Gjeloshi është gjykuar dhe dënuar me 14 vjet heqje lirie nga Gjykata e rrethit Tropojë për vrasje, ndërkohë që akuzohej dhe për përdhunimin e një shtetase në Tropojë. Një vit më pas, ai është arrestuar në Allias. Gjatë arrestimit të tij është plagosur një agjent i policisë kriminale të Komisariatit 1, pasi Gjeloshi bëri rezistencë me armë. Në vitin 2003 Gjeloshi ka tentuar të vrasë me armë zjarri Shpëtim Beqirin dhe është arrestuar. Pas 9 muajsh burg është liruar për mungesë provash. Në qershor të një viti më parë, pas një grindjeje për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë Kujtim Pershpalin. Pasi qëllon me automatik në drejtim të banesës së tij, arrin vetëm ta plagosë, duke u dënuar për këtë akt me 12 vite burg. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...