Në Kapshticë u zbuluan 109 kg drogë

19 Prill 2013 - 08:51      

Policia helene ka sekuestruar ditën e sotme rreth 109 kg lëndë narkotike e tipit marihuanë. Droga u sekuestrua gjatë kontrollit të një kamioni me targa shqiptare, transmeton Shekulli.

Gjirokastër, 19 prill - Policia helene ka sekuestruar ditën e sotme rreth 109 kg lëndë narkotike e tipit marihuanë. Droga u sekuestrua gjatë kontrollit të një kamioni me targa shqiptare, transmeton Shekulli.

Mësohet se është vënë nën pranga drejtuesi i kamionit, i cili është një shtetas shqiptar, i moshës 42-vjeç.

Droga ishte ndarë në 98 pako dhe ishte fshehur në shasinë e kampionit. Nën cilësinë e provave materiale, policia greke sekuestroi një sasi parash dhe dy aparate celularë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...