Beogradi i kërkon NATO-s garanci për FSK-në

19 Prill 2013 - 08:45      

Delegacioni i Serbisë, i përbërë nga kryeministri Ivica Daçiq, nënkryeministrat Aleksandar Vuçiq e Suzana Grubjeshiq, këshilltari i presdentit serb, Marko Gjuriq, dhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, kanë udhëtuar për në Bruksel, për të vazhduar dialogun me delegacionin e Kosovës, të ndërprerë të mërkurën.

Beograd, 19 prill - Delegacioni i Serbisë, i përbërë nga kryeministri Ivica Daçiq, nënkryeministrat Aleksandar Vuçiq e Suzana Grubjeshiq, këshilltari i presdentit serb, Marko Gjuriq, dhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, kanë udhëtuar për në Bruksel, për të vazhduar dialogun me delegacionin e Kosovës, të ndërprerë të mërkurën.

Sikurse i ka thënë një burim i qeverisë serbe RTK, Daçiq e Vuçiq të premten në orën tetë do të takohen me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Andres Fogom Rasmunsen, nga i cili do të kërkojnë garanci me shkrim se ushtria e ardhshme e Kosovës (FSK i tashëm) nuk do të sistemohet në veri të Kosovës. Takimi me përfaqësuesen e lartë të BE, Catherine Ashton do të nisë në mesditë.

Në raundin e ri të dialogut, siç merr vesh rtk,  delegacioni serb do të përqendrohet veçmas në dy, nga 15 pikat e dokumentit të propozuar nga Ashton. Merret vesh se delegacioni serb ka marrë sigurime se pika 14 do të modifikohet sipas mënyrës që do të jetë e pranueshme për Beogradin, dhe ka shtuar se Serbia për pikën nëntë po kërkon që komandantin rajonal të policisë ta zgjedh Bashkësia e komunave serbe.

Qysh më herët është arritur marrëveshja që katër komunat serbe – Mitrovica veriore, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku të kenë komandues lokal të policisë kurse Bashkësisë së komunave nuk do tu shtohen njësi tjera komunale. Kjo praktikisht do të thotë se policinë do ta përbejnë serbët të cilët tash paraqesin 98 të popullatës në veri të Kosovës. Komanduesit lokalë të policisë duhet të kenë edhe komunat e tjera me shumë serbe në jug të Ibrit. Sipas burimit të njëjtë, Bashkësia e komunave serbe do të jetë ajo e cila do të propozojë dhe emërojë komanduesit rajonal të policisë.

Thuhet se dukshëm është përmirësuar propozim-marrëveshja edhe në fushën e gjyqësisë. Është parashikuar Gjykata e Qarkut në Mitrovicë dhe paralelet e ndara të asaj gjykate në të gjitha katër komunat. Ingerencat e Bashkësisë së komunave përfshijnë kompetencat mbi pjesën e sistemit te arsimit e të shëndetësisë si dhe mbi planifikimin hapësinor dhe zhvillimin ekonomik, dhe këto veprimtari financiarisht do të jenë të lidhura me Beogradin.

Mbi marrëveshjen me siguri deri të hënën do të deklarohet Qeveria dhe Kuvendi i Serbisë kurse të dielën edhe Këshilli qendror i Partisë Përparimtare Serbe (SNS) më e madhe e pushtetit e drejtuar nga Vuçiq. Gjatë ditës së djeshme janë mbajtur konsultime gjithëditore të kreut më të lartë të shtetit ku raundin e shkuar e kanë analizuar presidenti Tomisllav Nikoliq dhe kryeministri e nënkryeministri Ivica Daçiq e Aleksandar Vuçiq. Ata kanë pasur edhe konsultime telefonike e kontakte direkete edhe me diplomatë evropian e amerikan.



Negociatorët serb kanë qenë të pakënaqur me futjen e pikës 14 në tekstin e marrëveshjes sepse, siç thonë, kjo temë deri më tash nuk ka qenë objekt i bisedimeve. Pika 14 ka të bëjë me anëtarësimin dhe pjesëmarrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dhe nuk dihet nëse kjo do të modifikohet siç shpresohet në Beograd, me konstatimin se për këtë mbi kryeministrin Thaçi kanë ushtruar presion edhe SHBA.

                   

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...