Negociatorët në Bruksel, sot raundi i dhjetë

19 Prill 2013 - 08:40      

Delegacionet nga Kosova dhe nga Serbia, që po negociojnë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, tashmë ndodhen në Bruksel. Ndërsa ai i Kosovës, me në krye kryeministrin Hashim Thaçi, pas ftesës nga Baronesha Ashton, u kthye nga Lubjana, ai i Serbisë, siç njoftuan mediat e Beogradit, që mbrëmë ka udhëtuar drejt Brukselit.
Ata pritet të takohen në mesditë në raundin e dhjetë.

Bruksel, 19 prill – Delegacionet nga Kosova dhe nga Serbia, që po negociojnë për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, tashmë ndodhen në Bruksel. Ndërsa ai i Kosovës, me në krye kryeministrin Hashim Thaçi, pas ftesës nga Baronesha Ashton, u kthye nga Lubjana, ai i Serbisë, siç njoftuan mediat e Beogradit, që mbrëmë ka udhëtuar drejt Brukselit.

Ata pritet të takohen në mesditë në raundin e dhjetë.

Raportuesit nga Brukseli përmendin mundësinë që marrëveshja të nënshkruhet në orën 15.

Në raundin e nëntë të bisedimeve Kosovë – Serbi, i cili kishte zgjatur rreth 14 orë, nuk u arrit marrëveshja e pritur dhe propozuar nga BE, ndonëse qe paralajmëruar se palët ishin shumë afër.

Palët ndërkohë fajësuan njëra tjetrën për dështimin. Ndërsa Daçiq theksoi se kryeministri i Kosovës po refuzonte marrëveshjen, duke futur në kuadër të saj çështje të papranueshme për Serbinë, si mospendimin e njëra tjetrës për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare, përfshirë edhe OKB-në, Thaçi këtë kërkesë e arsyetoi të domosdoshme dhe në interes të të dy vendeve.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...