Optimizmi të bën të lumtur

18 Prill 2013 - 19:05      

Edhe pse është e zakonshme që secili prej nesh të ndihet i shqetësuar për atë që e pret në të ardhmen e tij, përballimi i këtyre mendimeve me optimizëm ndikon dukshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe humorit.

Edhe pse është e zakonshme që secili prej nesh të ndihet i shqetësuar për atë që e pret në të ardhmen e tij, përballimi i këtyre mendimeve me optimizëm ndikon dukshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe humorit.

Pas disa testimesh, në këtë përfundim arriti një studim i realizuar nga Universiteti i Michiganit, në SHBA.

Sipas shkencëtarëve, ka një arsye të madhe për të përkrahur optimizmin, pasi edhe ata persona që shprehin shqetësim dhe e shohin të ardhmen me shqetësim, përsëri shpresojnë se diçka e mirë do të ndodhë.

Në këto kushte, është më mirë të shpresosh dhe të besosh që diçka e mirë do të ndodhë, se sa të shpresosh, por të besosh se diçka nuk do të ndodhë, duke krijuar kështu një konflikt stresues brenda vetes.

”Perceptimi për të ardhmen është një prej elementëve me luhatjen më të madhe brenda mendimeve të një njeriu. E megjithatë, studimet tregojnë se është gjithmonë më mirë që të mendosh se gjërat e këqija nuk do të ndodhin. Kjo i jep një shtytje vërtet pozitive humorit”, tha Ed O’Brien, një nga realizuesit e studimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...