Për bosët e narkotikëve 6 vjet burgim

18 Prill 2013 - 17:57      

Në Gjykatën Themelore në Gjilan të enjten është shpallur aktgjykimi ndaj Ekrem Sejdiut, Naser Kryeziut dhe Musa Avdijës. Kryetari i trupit gjykues Hasan Sadiku dënoj dhe shpalli fajtor për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotropike dhe analoge “me nga 2 vite burgim secilin veç e veç derisa Naser Kryeziu mori edhe 45 ditë shtesë për shfrytëzim të paautorizuar të armës, transmeton rjaonipress.

Gjilan, 18 prill - Në Gjykatën Themelore në Gjilan të enjten është shpallur aktgjykimi ndaj Ekrem Sejdiut, Naser Kryeziut dhe Musa Avdijës. Kryetari i trupit gjykues Hasan Sadiku dënoj dhe shpalli fajtor për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotropike dhe analoge “me nga 2 vite burgim secilin veç e veç derisa Naser Kryeziu mori edhe 45 ditë shtesë për shfrytëzim të paautorizuar të armës, transmeton rjaonipress.

Në Gjykatën Themelore në Gjilan të kryesuar nga kryetari i trupit gjykues Hasan Sadiku është shpallur aktgjykimi ndaj grupit të njohur si bosët e mariuhanës.

Gjykatësi Hasan Sadiku duke shpallur aktgjykimin tha se Ekrem Sejdiu nga fshati Vërbicë e Zhegovcit me vendbanim në Hajvali, Naser Kryeziu(1991) nga Hajvalia dhe Musa Avdija (1990), nga Hajvalia janë fajtor sepse më 23 janar 2013 pasi paraprakisht i kanë ndarë rolet i pandehuri Naser Kryeziu dhe Musa Avdija kishin blerë substancë narkotike të llojit mariuhanë, me peshë prej 5 kg e cila ishte nisur nga Hajvalia kurse destinacion kishte fshatin Malishevë të Gjilanit.

Sipas aktakuzës të pandehurit ndalen nga policia në Parallovë dhe kapen nga njësiti antidrogë. Gjykatësi Hasan Sadiku duke u bazuar në këto prova shpalli fajtor dhe dënoj

për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotropike dhe analoge”, me nga 2 vite burgim secilin veç e veç, derisa Naser Kryeziu mori edhe 45 ditë tjera shtesë për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...