Arrestohet polici i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare

18 Prill 2013 - 17:18      

Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar dje (17.04.2013) rreth orës 14:00 një zyrtar policor në Kamenicë me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, thotë kumtesa e PK-së.

Prishtinë, 18 prill - Hetuesit e Departamentit të Hetimeve të Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar dje (17.04.2013) rreth orës 14:00 një zyrtar policor në Kamenicë me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, thotë kumtesa e PK-së. 

Zyrtari policor, tashmë i suspenduar ka qenë duke punuar në policinë kufitare në pikë kalimin kufitar të Dheut të Bardhë dhe i njëjti është arrestuar nga IPK-ja me autorizimin e prokurorit përkatës.

Me autorizim të prokurorit personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...