Kurti: PTK, lopë e mjelë pa e ushqyer

18 Prill 2013 - 11:56      

Kuvendi i Kosovës, pas miratimit të Rekomandimeve për statusin e punëtorëve të arsimit për periudhën 1990-1999, dhe pikës së rendit të ditës, Koha për deklarime jashtë rendit të ditës, ka vazhduar me pyetjet e deputetëve. Në kuadër të saj, më së shumti po debatohet rreth privatizimit

Prishtinë, 18 prill -  Kuvendi i Kosovës, pas miratimit të Rekomandimeve për statusin e punëtorëve të arsimit për periudhën 1990-1999, dhe pikës së rendit të ditës, Koha për deklarime jashtë rendit të ditës, ka vazhduar me pyetjet e deputetëve. Në kuadër të saj, më së shumti po debatohet rreth privatizimit të PTK-së. Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti edhe njëherë ka kritikuar shitjen e 75 për qind të aksioneve të PTK-së raporton telegrafi.  Sipas tij, Qeveria e Kosovës e ka konsideruar PTK-në si “një lopë që është mjelë pa i dhënë ushqim“. Kurti ka akuzuar kryeministrin Thaçi, i cili sipas me qëllim ka lejuar korrupsionin në këtë kompani publike, për shkak të planeve të tij të hershme për privatizimin e këtij aseti.

Sipas Vetëvendosjes, për shitjen e PTK-së është dashur të shkohej në referendum gjithpopullorë, pasi ajo është kompania më fitimprurëse në vend.

Arsyetimet se me privatizim, lejohet liberalizim tregu nuk vlejnë ka thënë Kurti, pasi sipas tij, privatizimi nuk e ka liberalizuar tregun por e vetmja që ka ndodh ka qenë privatizimi i monopolit.

Ai ka thënë se PTK ka qenë si “një lopë që është mjelë pa i dhënë ushqim“.

Edhe kësaj radhe Kurti ka kërkuar që të publikohet se kush qëndron prapa blerjes së PTK-së, e që sipas Kurtit duhet të dihet nëse është Rusia apo edhe vetë Serbia. Kritika për shitjen e PTK-së ka bërë edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, sipas së cilës, çmimi me të cilin është shitur PTK-ja është shumë i ulët.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...