Ambasada e Zvicrës nuk po i pranon certifikatat e reja

17 Prill 2013 - 22:15      

Ka disa ditë prej se Ambasada Zvicerane është duke iu nxjerrë telashe kosovarëve që aplikojnë për viza, pasi kjo e fundit nuk po pajtohet me ndryshimet që i ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme në certifikatat e lindjes.

Prishtinë, 17 prill - Ka disa ditë prej se Ambasada Zvicerane është duke iu nxjerrë telashe kosovarëve që aplikojnë për viza, pasi kjo e fundit nuk po pajtohet me ndryshimet që i ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme në certifikatat e lindjes. Ndonëse qytetarët nuk preferojnë të flasin para kamerës, ata tregojnë se Ambasada zvicerane po ua kërkon certifikatat e vjetra, duke ua refuzuar dokumentin e quajtur ekstrakti i lindjes, i cili përmban të gjitha të dhënat, që deri tash janë lëshuar në katër certifikata të zakonshme të gjendjes civile. Kohavisioni ka kërkuar përgjigje nga Ambasada zvicerane, por kjo e fundit nuk iu është përgjigjur pyetjeve të KTV-së.  

Sipas ushtruesit të detyrës të drejtorit të Departamentit për prodhimin e dokumenteve, Bekim Hoxha, refuzimi i ekstraktit të lindjes po ndodh vetëm në Ambasadën Zvicerane.  Sipas tij, ky sistem i ri vjen si rekomandim i Bashkimit Evropian.  Megjithatë, deputeti Burim Ramadan vlerëson se sistemi i ri i certifikatës se lindjes nuk është në përputhje me standardet dhe kriteret për Liberalizimin e Vizave. Por, MPB-ja thekson se ky problem pritet të evitohet brenda javës, pas një takimi të nivelit të lartë mes zyrtarëve të MPB-së dhe Ambasadës Zvicerane.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...