Më shumë se 2 milionë vizitojnë Shqipërinë brenda vitit

17 Prill 2013 - 18:05      

Nga 4 milionë turistë që e frekuentojnë Shqipërinë brenda një viti gati gjysma janë turistë nga Kosova. Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Turizmit në Shqipëri, Majlinda Lama, e cila tha se edhe sivjet Shqipëria do t’i jap prioritet turistëve nga rajoni, sidomos atyre nga Kosova.

Prishtinë, 17 prill - Nga 4 milionë turistë që e frekuentojnë Shqipërinë brenda një viti gati gjysma janë turistë nga Kosova. Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Turizmit në Shqipëri, Majlinda Lama, e cila tha se edhe sivjet Shqipëria do t’i jap prioritet turistëve nga rajoni, sidomos atyre nga Kosova. Në panairin ndërkombëtar të Turizimit, Udhëtimeve  dhe Gastronomisë i cili do të mbahet deri të premten po promovohen ofertat më të reja për sezonin verore 2013 dhe ofertat dimërore për sezonin 2013-2014 të sjella nga ekspozuesit pjesëmarrësit, transmeton KTV.

Duke prezantuar ofertën për turistët nga Kosova, kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu tha se brenda një viti Ulqini ka arritur t’i përmirësoj dukshëm kushtet, si problemi me furnizimin të ujit, i cili sipas tij tashmë është eliminuar. Cungu theksoi se Ulqini ka bërë investime në infrastrukturë dhe se është përmirësuar dukshëm gjendja sa i përket pastërtisë. Gjithashtu është hapur edhe panairi i Edukimit ku përveç universiteteve dhe kolegjeve nga Kosova ofertat e tyre studimore i shpalosën  shumë universitete nga Shqipëria, Maqedonia, Greqia, Finlanda, Sllovenia Zvicra etj.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...