Forumi sjell të premten në Prishtinë biznesmenë të Greqisë

17 Prill 2013 - 14:25      

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu priti sot atasheun për ekonomi në Zyrës greke, Christos Farmakis. Me këtë rast ata biseduan për përgatitjet rreth organizimit të Forumit të Marrëdhënieve Ekonomike mes Kosovës dhe Greqisë, i cili do të mbahet këtë të premte në Prishtinë.

Prishtine, 17 prill   - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu priti sot atasheun për ekonomi në Zyrës greke, Christos Farmakis. Me këtë rast ata biseduan për përgatitjet rreth organizimit të Forumit të Marrëdhënieve Ekonomike mes Kosovës dhe Greqisë, i cili do të mbahet këtë të premte në Prishtinë.

Në këtë forum, ku do të marrin pjesë mbi 100 biznese nga Greqia dhe Kosova, do të mbahen edhepanele të ndryshme përfshirë edhe takimet B2B në mes të bizneseve kosovare dhe atyre greke.

“Jemi te vetëdijshëm për rëndësinë e partneritetit me shtetin grek jo vetëm nga këndvështrimi politik por edhe ekonomik. Vetë fakti qe Qeveria e Kosovës ka bërë hapa konkretë në avancimin e këtyre raporteve drejt hapjes së zyrës ekonomike kosovare në Greqi dhe asaj greke në Kosovë, ne si OEK vërtet e shohim të rëndësishme këtë vizitë të delegacionit grek” tha Gërxhaliu .

Përveç komunitetit të biznesit, në këtë Forum do të jenë edhe përfaqësues të Odes Ekonomike te Athinës dhe për herë të parë do të arrihet një marrëveshje bashkëpunimi në mes të Odes së Athinës dhe Odës Ekonomike të Kosovës.

Ky forum është vlerësuar shumë i rëndësishëm në Greqi. Gazeta me prestigjioze grekei “Kathimerini “ shkruan se shpreson që kjo vizitë do të jetë një mundësi e forcimin të urave të bashkëpunimit jo vetëm nga këndvështrimi ekonomik por edhe politik midis Greqisë dhe Kosovës.

Atasheu Ekonomik ne Ambasadën Greke Christos Farmakis beson se, delegacioni grek do të ndahet i kënaqur gjatë qëndrimit në Kosovë. Ai thotë se, jo do të jetë një shtytje drejt përmirësimit të imazhit të Kosovës pasi që ata pas kthimit në Greqi do të tregojnë se imazhi i Kosovës është krejt ndryshe nga ai që paraqitet nga jashtë.

Forumi i Marrëdhënieve Ekonomike midis Kosovës dhe Greqisë do të mbahet më 19 prill.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...