Huffingtonpost: Pse duhet të vizitoni Shqipërinë më 2013

17 Prill 2013 - 13:22      

Agjencia e lajmeve Huffingtonpost i kushton në faqet e saj një shkrim special turizmit në Shqipëri. Ekspertja e turizmit Leyla Giray, përshkruan arsyet se përse një turist duhet të zgjedh Shqipërinë si destinacion per të kaluar pushimet gjatë vitit 2013. Ajo rendit 10 arsye për të vizituar Shqipërinë, ndërsa shton se vizitorët që do të shkojnë në këtë vend, mund të gjejnë edhe mё shumë arsye të tjera. Giray shprehet se veҫ bukurive turistike, Shqipëria është dhe vendi më ekonomik për pushime. Sipas saj, çmimet janë 30 deri ne 50 për qind më të ulёta se nё vendet e tjera të rajonit.

Londër, 17 prill - Agjencia e lajmeve Huffingtonpost i kushton në faqet e saj një shkrim special turizmit në Shqipëri. Ekspertja e turizmit Leyla Giray, përshkruan arsyet se përse një turist duhet të zgjedh Shqipërinë si destinacion per të kaluar pushimet gjatë vitit 2013. Ajo rendit 10 arsye për të vizituar Shqipërinë, ndërsa shton se vizitorët që do të shkojnë në këtë vend, mund të gjejnë edhe mё shumë arsye të tjera. Giray shprehet se veҫ bukurive turistike, Shqipëria është dhe vendi më ekonomik për pushime. Sipas saj, çmimet janë 30 deri ne 50 për qind më të ulёta se nё vendet e tjera të rajonit.

E izoluar për dekada nën diktaturën komuniste, Shqipëria u hap për pjesën tjetër të botës pas viteve 1990 dhe që nga ky vit i është bashkuar peizazhit turistik të vendeve të tjera të Europës. Në një vizitë që kam zhvilluar kohёt e fundit, banorët ankohen se vendi mund të ishte zhvilluar mё shpejt. Por pavarësisht kësaj, Shqipëria ka shumë arsye për ta vizituar dhe për të qenë tërheqëse për turistet. Me poshtë mund të lexoni 10 arsyet se përse duhet të vizitoni Shqipërinë në vitin 2013. Nëse ju vendosni të shkoni, padyshim që do të gjeni më shume se këto dhjetë arsye.

Shqipëria po zhvillohet me ritme te shpejta. Me gjithë zhvillimin, vendi ka ende nevojë për tu përgatitur për një turizëm masiv pasi problem mbetet çështja e mbeturinave dhe kёrkohet njё vëmendje më e madhe pёr sa i pёrket rrugëve. Por pavarësisht këtyre, Shqipëria është një vend i kёndshёm për udhëtarët dhe kёrkon pak durim pёr ta vizituar.

1. Çmimet
Shqipëria mbetet një ndër vendet me ҫmimet e turizmit relativisht të lira, të paktën sipas standardeve evropiane. Çmimet janë 30 pёr qind deri në 50 për qind më të lira sesa në vendet fqinje si: Kroacia, Greqia apo dhe Italia. Në këto kohë, ku ekonomia është e brishtë, Shqipëria padyshim që mbetet një zgjidhje e mirë.

2. Koha

Rrugët shqiptare dhe resortet nuk ju zënë frymën dhe nuk ju lodhin. Kjo për shkak se ende nuk ka turizёm masiv. Grumbullimi më i madh i turistёve ndodh në jug të vendit gjatë kohës së plazhit, por kjo nuk zgjat shumё. Kuptohet që turizmi masiv një ditë do të ndodhë, por tani ja vlen ta vizitoni për të njohur sekretet e këtij vendi.

3. Aventura

Shqipëria është një destinacion i ardhshëm i Europës për turizmin e aventurёs, kjo për shkak të bukurisë së saj natyrore dhe kushteve që ofron. Në dimër plazhet janë bosh, por malet janë njё parajsë për çiklizёm malor apo për të bërë xhiro me kajak në lumenj. Për më tepër, të apasionuarit e këtyre sporteve do të ndjehen mirë sepse nuk ka shumë njerëz përreth.

4. Diversiteti

Civilizimi ndër shekuj ka bërë që Shqipëria të ketë një dinamikë interesante të popullsisë. Gjatë fundit të shekullit të 20-të, feja u ndalua nga regjimi i Enver Hoxhës dhe Shqipëria u bë zyrtarisht një vend ateist. Feja është rikthyer, por pa hakmarrje. Edhe pse më shumë se gjysma e popullsisë është myslimane, Shqipëria është një shtet krenar laik me një tolerancë fetare.

5. Siguria
Ka pasur shqetësime serioze gjatë viteve 1990 dhe vitit 1997, kur skemat piramidale shkatërruan kursimet e mijëra familjeve dhe kjo gjë solli protesta në rrugë dhe dhunë të armatosur, pasi njerezit morën armet. Gjërat sot janë qetësuar dhe vendosur në normalitet. Madje edhe nje qytet i njohur për probleme si Bajram Curri, sot është i qetë e normal.

6. Vendasit miqësorë

Turizmi masiv nuk është përhapur ende. Kështu që njerëzit janë ende të dashur, mikpritës dhe kryesisht kureshtarë. Gjatë një vizite të papritur në një familje në Alpet shqiptare, një sërë gatimesh tradicionale e mbushën tryezën. Të izoluar për një kohë të gjatë nga bota rreth tyre, shqiptarët janë të dhënë pas vizitorëve për t’i takuar dhe për t’i kënaqur ata. Ata janë gjithashtu të prirur për të larguar reputacionin e keq të vendit të tyre.

7. Tradita
Nëse ju preferoni te shkuaren, në Shqipëri ka vende ku duket sikur koha nuk ka kaluar fare. Fermeret kane pajisje jo shumë të modernizuara, në krahasim me ato që kanë pasur paraardhesit e tyre. Përgjate liqenit të Ohrit gratë përgatisin brumin me dorë dhe pastën e makaronave (petët) i lenë të thahen në diell. Në Alpe ndodh që shtëpia mund të mbetet e izoluar për disa dite si pasojë e bllokimit të rrugëve nga bora. Edhe gratë në zonat e veriut vazhdojnë të trashëgojnë pak a shumë të njëjtat tradita, duke bërë verë kumbulle, në të njëjtën mënyrë sic bënin gjyshet e tyre.

8. Kontrasti
Një pjesë e Shqipërisë tregon progresin tipik të shekullit te 21-të. Aty gjenden plazhe të virgjëra nga njëra anë dhe rezorte të mbipopulluara nga ana tjetër ndërsa dëmtimi i ambjentit dhe përpjekjet për të ruajtur mjedisin konkurrojnë njëra-tjetrën. Çdo gjë e komunizmit thuajse ka vdekur dhe shqiptarët në mënyrë të dukshme po nxitojnë për të kapur kapitalizmin. Në Tiranë do të jetë shumë e vështirë të takoni një person që nuk ka telefon celular.

9. Pasuria kulturore
Vendi është plot me rrënoja të lashta kështjellash dhe qytetesh të vjetra. Më i njohuri prej tyre është Butrinti, i cili është pjesë e trashëgimisë botërore dhe mbrohet nga UNESCO. Më pak e eksploruar është Apollonia, dikur porti i Korinthit. Pastaj vijnë qytetet historike Berati dhe Gjirokastra me arkitekturë unike osmane, që mbrohen nga UNESKO. Gjithashtu janë kishat e bukura të Voskopojës në malet pranë qytetit juglindor të Korçës.

10. Bukuria natyrore
Shqipëria ka një bukuri të egër dhe të vetmuar nё Alpe por joshëse në brigjet e detit Adriatik dhe ato të detit Jon. Është kjo bukuri e egёr e këtij vendi që ju shtyn ti bëni pyetje vetes nëse ndodheni në një vend ku askush tjetër nuk ka qenë më parë.

Huffingtonpost
Huffingtonpost është një prej agjencive informative on-line më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Agjencia renditet ndër më të specializuarat në fushën e marketingut dhe informacionit. Vec versionit anglisht në SHBA, ajo ka miliona përdorues dhe në Kanada në versionin e saj frёngjisht.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...