Ka ndërruar jetë poeti Bedri Hysa

13 Prill 2013 - 21:45      

Sot, në moshën 78 vjeçare ka ndërruar jetë BedriHysa, poet dhe veteranë i arsimit. Hysa, për shumë vite ishte drejtor i Bibliotekës Kombëtare Universitare. Ka lënë pas vetes një opus të gjerë krijimtarie,

Prishtinë, 13 prill – Sot, në  moshën 78 vjeçare ka ndërruar jetë BedriHysa, poet dhe veteranë i arsimit. Hysa, për shumë vite ishte  drejtor i Bibliotekës Kombëtare Universitare. Ka lënë pas vetes një opus të gjerë krijimtarie, ndërsa është spikatur sidomos në poezi, të cilat i ka botuar në disa vëllime gjatë krijimtarisë shumëvjeçare.

Varrimi Hysës bëhet nesër, më 14.04.2013, në fshatin Stagovë, komuna e

Kaçanikut, në orën 16:30.

Me rastin e vdekjes së  Hysës, ministri i Kulturës, Memli Krasniqi ka ngushëlluar familjen e poetit.
“Vdekja e tij është një humbje e madhe për të gjithë, pasi ne humbëm njërin për njerëzve që i ka dhënë shumë letërsisë dhe kulturës në përgjithësi, në gjithë trojet ku jetojnë shqiptarët. Për shumë vjet ai ishte drejtor i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare, duke e ngritur këtë institucion në nivel të lartë, për ta bërë madje atë simbolin e krenarisë sonë. Ai dha një kontribut të çmuar në drejtimin e institucioneve të kulturës në Kosovë, duke ndihmuar që ato të ngritën dhe zhvillohen”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Krasniqit.
 “Personaliteti i tij është një nga figurat e rëndësishme të popullit tonë dhe ne jemi krenarë për gjithë punën dhe veprat e tij. Ai padyshim do të jetë një figurë emblematike dhe motivuese për gjeneratat e reja që do të vijnë”, thuhet më tej në këtë telegram


 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...