Në Shqipëri rritet eksporti i energjisë

13 Prill 2013 - 16:34      

Përmirësimi i situatës hidrike në kaskadën e Drinit ka rikthyer eksportet e shutuara të energjisë elektrike në Shqipëri. Muajin e kaluar KESH eksportoi rreth 2.5 milionë euro energji elektrike, ndërsa në prill fatura totale e kontraktuar shkon në 8 milionë euro. Burime nga

Tiranë, 13 prill - Përmirësimi i situatës hidrike në kaskadën e Drinit ka rikthyer eksportet e shutuara të energjisë elektrike në Shqipëri. Muajin e kaluar KESH eksportoi rreth 2.5 milionë euro energji elektrike, ndërsa në prill fatura totale e kontraktuar shkon në 8 milionë euro. Burime nga KESH thonë për Top Channel se prodhimi i energjisë ka arritur rekordin historik prej 30 milionë kilovat orë në ditë, falë reshjeve të shumta, por edhe agregatëve të prodhimit në HEC-e, gjendja e mirë e të cilëve ka lejuar funksionimin e tyre me kapacitet maksimal.

Nga kjo sasi 21 milionë shkon për mbulimin e konsumit në vend, ndërsa pjesa tjetër prej 8 apo 9 milionë kilovat orë në ditë eksportohet ose depozitohet në formë shkëmbimi. Ritmet e larta të eksporteve pritet të ruhen edhe në muajt pasardhës, për shkak të rezervës së bollshme në kaskadë.

Ekspertët e KESH vlerësojnë se në maj fatura e shitjes së energjisë jashtë pritet të jetë edhe më e lartë se ajo e këtij muaji. Me këto ritme në vetëm 2 muaj e gjysmë Korporata arkëton nga eksporti më shumë se 20 milionë euro dhe kjo është sa 1 e katërta e parave që Qeveria mori nga shitja e katër hidrocentraleve, pak kohë më parë.

Nëse situata në kaskadë do të jetë e mirë, me gjasa në vetëm pak muaj eksportet e energjisë mund ta tejkalojnë vlerën totale të shitjes së dy Bistricave dhe Ulëz Shkopetit prej 109 milionë euro. Pasi vetëm tre vjet më parë, të ardhurat e KESH nga eksporti i energjisë arritën deri në 120 milionë euro.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...