SHBA, 4-vjeçari vret 6-vjeçarin me një plumb në kokë

10 Prill 2013 - 19:20      

Një fëmijë 4-vjeçar nga New Jersey ka vrarë një shok të tij 6 vjeçar me një armë zjarri që e kishte gjetur në shtëpinë e tij, ka bërë të ditur policia amerikane.
Sipas policisë, fëmijët ishin duke lozur jashtë shtëpisë së 4 vjeçarit, kur më i vogli kishte hyrë brenda dhe kishte marrë pushkën e kalibrit 22. Pastaj kishte dalë jashtë dhe kishte tërhequr këmbëzën, duke e qëlluar shokun e tij me plumb në kokë.

New Jersey, 10 prill - Një fëmijë 4-vjeçar nga New Jersey ka vrarë një shok të tij 6 vjeçar me një armë zjarri që e kishte gjetur në shtëpinë e tij, ka bërë të ditur policia amerikane.

Sipas policisë, fëmijët ishin duke lozur jashtë shtëpisë së 4 vjeçarit, kur më i vogli kishte hyrë brenda dhe kishte marrë pushkën e kalibrit 22. Pastaj kishte dalë jashtë dhe kishte tërhequr këmbëzën, duke e qëlluar shokun e tij me plumb në kokë.

Raportohet se nëna e 4-vjeçarit i kishte telefonuar policisë, dhe 6-vjeçari ishte dërguar në një spital në New Jersy, ku më vonë edhe ka vdekur. Policia nuk ka komentuar nëse arma ishte e një pronari me leje për ta mbajtur, duke thënë se rasti është duke u hetuar. Në hetim gjithashtu do të përcaktohet nëse do të ngrihen edhe akuza, dhe nëse po, kundër kujt. 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...