Kanadaja, në krye të listës për investimet e huaja në Shqipëri

8 Prill 2013 - 18:03      

Kriza ekonomike ka ndikuar që lista e shteteve që investojnë në Shqipëri të përmbyset dhe për herë të parë Kanadaja renditet në krye të listës për investimet e huaja në Shqipëri. Këto të dhëna dalin nga raporti i Agjencisë së Investimeve të Huaja Direkte (AIDA), të cilat

Tiranë, 8 prill - Kriza ekonomike ka ndikuar që lista e shteteve që investojnë në Shqipëri të përmbyset dhe për herë të parë Kanadaja renditet në krye të listës për investimet e huaja në Shqipëri. Këto të dhëna dalin nga raporti i Agjencisë së Investimeve të Huaja Direkte (AIDA), të cilat tregojnë se Italia ka zbritur katër vende më poshtë, e cila që ka kryesuar vitet e fundit, për nivelin e kapitalit të investuar në Shqipëri, transmeton Shekulli online. Mësohet se Kanadaja zë vendin e parë për sa i përket stokut të investimeve të huaja sipas vendeve të origjinës, me një vlerë prej 566 milionë euro. Më pas vjen Greqia me 525 milionë euro, Austria me 472 milionë euro dhe Italia në vend të katër me një vlerë investimi prej 372 milionë euro, Turqia me 282 milionë euro dhe Gjermania 85 milionë euro.Drejtuesit e AIDA qartësojnë se stoku i FDI-ve është totali i investimeve të huaja jo vetëm hyrëse në një vit që nuk është e ndarë aktualisht nga Banka e Shqipërisë. Të dhënat e më sipërme janë totalet e investimeve, përfshirë dhe kompanitë që operojnë në treg prej vitesh, por që janë kompani të huaja.

Ndarë sipas sektorëve këto investime janë përqendruar në industrinë nxjerrëse të metaleve, industrinë nxjerrëse, përpunuese dhe atë të duhanit. Sektorë të tjerë janë ai i energjisë hidrike dhe alternative, bujqësi, industrinë e veshjes, përpunimi i lëkurë- këpucëve, peshkimi, kultivimi i peshkut. Por përqendrimi më i madh është në industrinë e metaleve dhe në sektorin bankar. Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë se investimet e huaja direket vitin e kaluar arritën në 744.8 milionë euro.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...