Ngrohja qendrore dhe izolimi termik ndikojnë mirë në shëndet

7 Prill 2013 - 16:36      

Ngrohja qendrore dhe aplikimi i izolimit të mirë termik në ndërtesë ndihmojnë shëndetin fizik dhe mental, ka treguar hulumtimi britanik.“Mendoj që mesazhi kryesor është që përmirësimi i kushteve të banimit mund të përmirësojë shëndetin, veçanërisht nëse përmirësimet

Ngrohja qendrore dhe aplikimi i izolimit të mirë termik në ndërtesë ndihmojnë shëndetin fizik dhe mental, ka treguar hulumtimi britanik.“Mendoj që mesazhi kryesor është që përmirësimi i kushteve të banimit  mund të përmirësojë shëndetin, veçanërisht  nëse përmirësimet e bëra në fushën energjisë dhe ngrohjes kryhen në njësitë banuese ku jetojnë personat me probleme respiratore”, thotë Hillary Thomson, udhëheqëse e hulumtimit nga Medical Research Council në Glasgow.

Disa hulumtime deri tani kanë lidhu kushtet e këqija të banimit me shëndetin  keq por shkencëtarët kanë vënë në pikëpyetje kualitetin e atyre dëshmive, thotë Thomson dhe shpjegon se si ka qenë problem të ndahen efektet e kushteve të këqija të banimit nga faktorët tjerë që kanë luajtur rol si mosha dhe varfëria.

Sipas rezultateve të hulumtimit të publikuar në revistën Cochrane Library, me shëndetin e keq më së shpeshti në shtëpi lidhen ajri jokualitativ, ngrohja dhe lagështia, radoni, zhurma, pluhuri, tymi i cigareve, rëniet dhe zjarri.

Për të vërtetuar nëse kushtet e përmirësuara të jetesës në shtëpi përmirësojnë shëndetin e banorëve shkencëtarët kanë përpunuar rezultatet e 39 anketave. Kanë vërtetuar që për shembull në ndërtesën në të cilën është vendosur izolimi i jashtëm termik numri i personave me gjendje të keqe shëndetësore është reduktuar për 40 për qind.



 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...