Liridona Lluka, kryetare e AGPK-së

7 Prill 2013 - 15:42      

Kuvendi zgjedhor i Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Kosovës të dielën ka zgjedhur kryetarin dhe gjashtë anëtarët e bordit, të cilët do ta drejtojnë këtë asociacion gjatë dy viteve të ardhshme. Votimi ka qenë i fshehtë, ndërsa Liridona Lluka, gazetare e Radio Dukagjinit, ka fituar garën për kryetare me vetëm katër vota diferencë përballë kundërkandidatit Vehbi Kajtazi, gazetar i Kohës Ditore.

Prishtinë, 7 prill - Kuvendi zgjedhor i Asociacionit të Gazetarëve Profesionist të Kosovës të dielën ka zgjedhur kryetarin dhe gjashtë anëtarët e bordit, të cilët do ta drejtojnë këtë asociacion gjatë dy viteve të ardhshme. Votimi ka qenë i fshehtë,  ndërsa Liridona Lluka, gazetare e Radio Dukagjinit, ka fituar garën për kryetare me vetëm katër vota diferencë përballë kundërkandidatit Vehbi Kajtazi, gazetar i Kohës Ditore. Ndërkaq anëtar të bordit u zgjodhën: Lulzim Demolli, gazetar i Kohës Ditore, Xhemail Rexha gazetar i Kohavizionit, Teuta Gashi gazetare e Agjencionit Kosovapress, Shkodran Gajraku gazetar në KlanKosova, Jeton Sopa kameraman në Top Chanel, si dhe Ardita Sylejmani gazetare në RTK.

Para se të fillonte votimi delegatët kanë shfaqur pakënaqësi të mëdha ndaj udhëheqësve të kaluar, duke i akuzuar ata se kanë bërë shumë pak për komunitetin e medias ndonëse kishin pasur në dispozicion mbi 150 mijë euro. Vërejte të mëdha janë dhënë edhe për raportin financiar si dhe për përmbajtje e statutit të këtij asociacioni.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...