Ekziston jeta përtej vdekjes?

5 Prill 2013 - 18:13      

Pothuajse të gjithë njerëzit besojnë se një jetë kemi. Madje ka edhe shprehje të tilla si “jemi të përkohshëm në këtë botë”.

Pothuajse të gjithë njerëzit besojnë se një jetë kemi. Madje ka edhe shprehje të tilla si  “jemi të përkohshëm në këtë botë”. Vdekjes nuk i shpëton askush, madje thuhet se çfarëdo që të bësh në këtë jetë apo çfarëdo që të zotërosh në fund të fundit do vdesësh si gjithë të tjerët. Sekte të ndryshme fetare flasin për jetë përtej vdekjes apo e njohur ndryshe si “parajsa”. Nga pikëpamja shkencore askush nuk ka ngritur pyetje se çfarë ndodh me shpirtin e njeriut, ku shkon ai dhe a vdes vërtet njeriu.

Teoria më e fundit shkencore thotë se “vdekja nuk është akti final”, shkruan në blogun e tij eksperti për teknologjinë e avancuar të qelizave Robert Lanza.

Sipas fizikës kuantike, disa aspekte nuk mund të parashikohen në mënyrë absolute. Ekzistojnë një sërë observimesh të mundshme dhe secila ka probabilitet të ndryshëm. Një tjetër shpjegim që haset vazhdimisht është interpretimi i “shumë botëve”, sipas të cilit çdonjëra nga këto observime korrespondon me një univers tjetër (multiunivers). Teoria e re shkencore, e quajtur biocentrizmi, shumë pak ka spastruar këto ide. Ekziston numër i pakufishëm i universeve dhe gjithçka që do të mund të ndodhte, ndodh brenda tyre, transmeton BW.

Sipas kësaj analize, vdekja nuk ekziston në kuptimin e plotë. Të gjitha universet e mundshme ekzistojnë në të njëjtën kohë, pa marrë parasysh se çka ndodhë brenda tyre. Është e vërtetë që trupat tanë janë të përcaktuar që të asgjësohen një ditë, ndjenja e jetës – kush jam unë - është në të vërtetë një fontanë me energji prej 20 vatësh dhe pikërisht kjo energji e kontrollon trurin. Mirëpo, kjo energji nuk zhduket pas vdekjes. Njëra nga aksiomat më të besueshme të shkencës është ajo se energjia kurrë nuk vdes, ajo nuk mund as të krijohet as të asgjësohet.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...