Shpallen pesë femrat më të suksesshme të vitit në ndërmarrësi

29 Mars 2013 - 17:54      

Për nder të muajit të gruas dhe me qëllim të promovimit dhe ngritjes të ndërmarrësisë së femrave në Kosovë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike të Grave G7, në kuadër të projektit “Ditët e Biznesit të Vogël 2013” organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për 5 femrat më të suksesshme në ndërmarrësi.

Prishtinë, 29 mars - Për nder të muajit të gruas dhe me qëllim të promovimit dhe ngritjes të ndërmarrësisë së femrave në Kosovë, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike të Grave G7, në kuadër të projektit “Ditët e Biznesit të Vogël 2013” organizoi ceremoninë e ndarjes së çmimeve për 5 femrat më të suksesshme në ndërmarrësi.

“Gratë e pavarura financiarisht jo vetëm që janë shtyllë e familjes dhe që mund të tregojnë se marrin vendime për vetveten, janë më të zëshme në familje dhe shoqëri. Këto gra kanë më pak shanse që t’i ekspozohen dhunës dhe çfarëdo margjinalizimi që i bëhet femrës në shoqërinë në tranzicion”, theksoi Kusari-Lila, duke shtuar se MTI-ja është e përkushtuar që përmes projektit “Ditët e Biznesit të Vogël” dhe aktivitetit të programit “Gratë në Lidership dhe Ndërmarrësi” të rrisë vetëdijen për rëndësinë dhe rolin e gruas në shoqëri dhe ndërmarrësi. Si mesazh të fundit, ajo tha: “Fuqinë nuk ua jep askush, atë mund ta fitoni vet”.

Edhe Afërdita Saraçini-Kelmendi, kryetare e Dhomës Ekonomike të Grave në Kosovë, kërkoi nga  gratë afariste që edhe më tutje të kenë guxim për afarizëm.

Presidentja Atifete Jahjaga theksoi se si shoqëri duhet të luftojmë për realizimi e të drejtave të çdo qytetari. “Në momentin që gratë shihen në çdo fushë, si në atë të ekonomisë, politikës dhe në fushën sociale, ato mbeten burim kapital dhe human i një vendi”, tha Jahjaga.

Fjalim për fuqizim të grave dha edhe znj.Tracy Ann Jackobson, ambasadore e SHBA-së në Kosovë, e cila përgëzoi për nismën e përzgjedhjes së pesë femrave më të suksesshme në ndërmarrësi.

Femra më e suksesshme e vitit u shpall Gëzime Rexhepi-Qorolli, e cila fitoi shpërblim prej 1 000 eurove. Për katër çmimet tjera MTI-ja dha nga 500 euro dhe një lule, në shenjë simbolike për jetëgjatësinë e bizneseve të tyre.

Vesa Gashi, pronare e ndërmarrjes “Finese” Sh.P.K, u shpall femra më e suksesshme për ide kreative, çmimi për femrën më të suksesshme në fushën e shërbimeve iu dha Besa Berishës, pronare e ndërmarrjes N.Sh.”Univerzum Audit”, femra më e suksesshme në tregti për vitin 2012 u shpall Resmije Dushi, pronare e ndërmarrjes NTP “Legjenda”, kurse femra më e suksesshme në prodhim u shpall Luljeta Ibraj, pronare e DPZ “Tradita”.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...