Seks në zyrë, jep dorëheqjen ministri malazez (video)

28 Mars 2013 - 19:28      

Menjëherë pas skandalit të përhapur nëpër media ku tregohet kreu i Auditit Shtetëror në Malin e Zi, Mirosllav Ivanisheviq, ai ka dhënë dorëheqjen pasi në media u publikuan pamje nga një video, ku ai shihet duke bërë seks me një femër të panjohur në zyrë.

Podgoricë,28 mars - Menjëherë pas skandalit të përhapur nëpër media ku tregohet kreu i Auditit Shtetëror në Malin e Zi, Mirosllav Ivanisheviq, ai ka dhënë dorëheqjen pasi në media u publikuan pamje nga një video, ku ai shihet duke bërë seks me një femër të panjohur në zyrë.Në një deklaratë për mediat ai thotë: “Informoj publikun se kam dhënë dorëheqjen e parevokueshme, duke vlerësuar se sjellja ime, që ka tërhequr vëmendjen e medias dhe publikut, nuk është e përshtatshme për funksionin tim shtetëror”.

Në YouTube janë publikuar xhirime të skenave të seksit në kabinetin e ministrit malazez, Mirosllav Ivanisheviç, i cili ka bërë dashuri me një vajzë. Pamjet e aktit seksual janë nxirë, kurse biseda është vulgare.

Siç raporton gazeta e Podgoricës, Vijesti, në YouTube janë publikuar dy xhirime nga kabineti i Ivanisheviqit, i cili njëherësh është edhe kryetar i Senatit Shtetëror të mbikëqyrjes, ish-zv/kryeministër dhe ministër i Financave.

Videoja nuk është e plotë me filmime, por dëgjohet biseda ndërmjet tij dhe vajzës me të cilën bën seks. 


comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...