BERZH këshillon bizneset në Kosovë për durim

28 Mars 2013 - 16:30      

Udhëheqësi i Zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Kosovë, Anton Kobakov, takoi sot drejtuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë si dhe drejtorët ekzekutivë dhe menaxherët e lartë të disa prej kompanive më serioze të vendit.

Prishtinë, 28 mars - Udhëheqësi i Zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Kosovë, Anton Kobakov, takoi sot drejtuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë si dhe drejtorët ekzekutivë dhe menaxherët e lartë të disa prej kompanive më serioze të vendit.

Para anëtarëve të Odës Amerikane, Kobakov foli për mundësitë e reja të qasjes në financa me kushte më të volitshme, të cilat u ofrohen kompanive kosovare që kanë plane biznesi për zhvillim ose për zgjerim të kapaciteteve ekzistuese, sidomos pas anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion të rëndësishëm financiar. Ai theksoi se financimi nga BERZH do të ishte mundësi e mirë edhe për tërheqjen e më shumë investitorëve të huaj në vend dhe në të njëjtën kohë informoi bizneset se në maj të këtij viti BERZH do të organizojë një konferencë në Turqi, në të cilën disa shtete të rajonit, përfshirë edhe Kosovën, do të mund të prezantojnë përparimet në ambientin e të bërit biznes. Udhëheqësi i BERZH në Kosovë, po ashtu u sugjeroi bizneseve të cilat aplikojnë për financim që të kenë durim në marrjen e aprovimit, meqë për dallim prej institucioneve tradicionale bankare, procesi i aprovimit nga BERZH mund të zgjasë pak më tepër, për shkak të disa hapave në të cilët ai duhet të kalojë, thuhet në komunikatën për media.

Bizneset anëtare të Odës Amerikane gjithashtu patën mundësi që nga Kobakov të mësojnë drejtpërdrejt për procedurat e aplikimit për financim nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe për sektorët e caktuar të cilët mund të kenë prioritet më të madh gjatë aprovimit të financimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...