SHBA: Rritet numri i të mbijetuarve nga kanceri

27 Mars 2013 - 18:56      

Numri i amerikanëve të cilët e kanë mbijetuar kancerin është në rritje dhe pritet të arrijë në 18 milionë në dekadën e ardhshme. Kjo do të jetë një rritje prej 30 për qind krahasuar me shifrat e janarit 2012, të cilat kanë treguar se 13.7 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara iu kanë mbijetuar disa llojeve të kancerit.

Washington, 27 mars - Numri i amerikanëve të cilët e kanë mbijetuar kancerin është në rritje dhe pritet të arrijë në 18 milionë në dekadën e ardhshme. Kjo do të jetë një rritje prej 30 për qind krahasuar me shifrat e janarit 2012, të cilat kanë treguar se 13.7 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara iu kanë mbijetuar disa llojeve të kancerit.

Kështu ka bërë të ditur Shoqata Amerikane për Hulumtimin e Kancerit, transmeton AFP.

Gjetjet e saj tregojnë se gratë me kancer të gjirit përbëjnë 22 për qind të të mbijetuarve, ndërsa meshkujt me kancer në prostatë 20 për qind.

Studimi po ashtu bën të ditur se nga viti 2000 deri më 2009, norma e vdekjeve nga kanceri ka rënë për 1.8 për qind në vit, te meshkujt, dhe 1.4 për qind te gratë.

Rreth 1.6 milion amerikanë diagnostikohen me kancer çdo vit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...