Feniani: Lufta mund të shpërthejë në çdo moment

27 Mars 2013 - 18:53      

Koreja e Veriut ka ndërprerë të gjitha komunikimet ushtarake me Korenë e Jugut, duke paralajmëruar se “lufta mund të shpërthejë në çdo moment”.

Fenian, 27 mars - Koreja e Veriut ka ndërprerë të gjitha komunikimet ushtarake me Korenë e Jugut, duke paralajmëruar se “lufta mund të shpërthejë në çdo moment”.

Të mërkurën, Feniani ka ndërprerë linjën telefonike, e cila ndihmon punëtorët jug-koreanë të udhëtojnë në një kompleks industrial në Korenë e Veriut.

Së fundmi, ka ndërprerë një linjë të ngjashme edhe me Kryqin e Kuq dhe një me komandën e Kombeve të Bashkuara, të vendosur në kufirin Veri-Jug.

Të martën, Koreja e Veriut ka thënë se ka drejtuar tashmë raketat kah caqet në Shtetet e Bashkuara.

Në përgjigje, Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka thënë se është i gatshëm për “çdo të papritur”.

Tensionet janë rritur prejse SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë nisur stërvitjet e përbashkëta ushtarake pak javë më parë, të cilat do të zgjasin deri në fund të prillit.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...