Vetëm një i marrë “do të donte qeverisjen në Itali”

27 Mars 2013 - 18:47      

Lideri i së majtës italiane, Pier Luigi Bersani, i cili po bën përpjekje të formojë qeverinë e re, ka thënë se vetëm një person i sëmurë mentalisht do të donte të qeveriste tani me Italinë.

Romë, 27 mars - Lideri i së majtës italiane, Pier Luigi Bersani, i cili po bën përpjekje të formojë qeverinë e re, ka thënë se vetëm një person i sëmurë mentalisht do të donte të qeveriste tani me Italinë.

Ai i ka bërë këto komente gjatë bisedimeve me partitë politike, për krijimin e një koalicioni qeverisës.

Javën e kaluar, atij i është kërkuar zyrtarisht nga presidenti Giorgio Napolitano që të bëjë përpjekje për formimin e qeverisë, pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit, të cilat nuk kanë rezultuar me fitues të qartë.

“Dua që gjërat të jenë të qarta: Unë jam i gatshëm të marr një sasi të madhe të përgjegjësisë, por kërkoj edhe nga të tjerët që të marrin nga pak”, ka thënë Bersani, transmeton Rel.

Italia, ekonomia e tretë më e madhe në eurozonë, po përballet aktualisht me recesionin më të gjatë në dy dekada.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...