Kuçi: Kemi kërkuar që Dokumentit të Ashtonit t’i hiqet dykuptimësia

27 Mars 2013 - 18:36      

Zëvendëskryeministri Kuçi ka dalë në një konferencë për media, duke thënë se Kosova e ka bërë kompromisin në vitin 2007 me pakon e Ahtisaarit dhe atëherë ka qenë që kompromisi i fundit i asaj që mund ta ruajë karakterin unik dhe sistemin e drejtësisë dhe policisë.

Prishtinë, 27 mars - Zëvendëskryeministri Kuçi ka dalë në një konferencë për media, duke thënë se Kosova e ka bërë kompromisin në vitin 2007 me pakon e Ahtisaarit dhe atëherë ka qenë që kompromisi i fundit i asaj që mund ta ruajë karakterin unik dhe sistemin e drejtësisë dhe policisë.

Ai ka shtuar se propozimit që ka ardhur nga Ashton me ato pika që janë publikuar, i janë dhënë vërejtjet dhe sugjerimet e palës kosovare, duke ofruar se si do të duket asociacioni i komunave me ato kompetenca që janë në përputhje me Kushtetutën, por jo kompetenca ekzekutive dhe jo legjislative.

“Ne kemi pasur një dokument. Të jem i hapur tash për pozicionin që ka prezantuar Ashton dhe kemi dhënë vërejtjet tona me shkrim po atë ditë. Janë disa vërejtje që mendojmë se do ta bëjnë dokumentin më të mirë. Gjuhën ta heqim nga dykuptimësia dhe do të jetë më efikas shumë më efikas për implementim”, ka theksuar Kuçi.

Ai ka thënë se Beogradi nuk është në pozitë që t’i vë kushte Kosovës. Kuçi ka theksuar se strukturat ilegale të sigurisë dhe drejtësisë duhet të shpërbëhen dhe në afatin e parë të mundur.

“Ne kemi dhënë edhe një plan për implementim në BE, ku parashihet qartë se cilat janë afatet kohore, cilat strukturat që duhet të shpërbëhen me emër e mbiemër, me objektet fizike dhe po ashtu rolin që duhet ta kenë institucionet e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i”, ka deklaruar ai, transmeton RTK.

I pyetur se a mund që Kosova të mos pranoj marrëveshje, Kuçi ka thënë se nuk është ajo që angazhohet kundër marrëveshjes.

“Ne nuk i paraprijmë një gjëje të tillë që mos te këtë marrëveshje, por Kosova do ta luaj rolin konstruktiv gjithmonë në dobi të paqes stabilitetit dhe raporteve të mira ndërshtetërore. Gjithmonë do të bëjmë përpjekje për ushtrimin e kontrollit efektiv apo sovranitetit në cilëndo pjesë të territorit të Kosovës. Në këtë drejtim presim një mirëkuptim apo një angazhim më të madh të faktorëve relevantë ndërkombëtar”, ka deklaruar ai.

Në rast të mosarritjes së marrëveshjes, Kuçi ka theksuar se do të punohet me këta faktorë për të intensifikuar aktivitetet dhe bashkëpunimi me faktorin ndërkombëtar, në mënyrë që gjendja në veri të ndryshojë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...