Nuk do të ndalen protestat, kërkesat mbesin të njëjta

27 Mars 2013 - 18:30      

Grupi i Qytetarëve të Organizuar në një konferencë shtypi, të mbajtur në hapësirën para ndërtesës së KEK-ut në Prishtinë, kanë deklaruar se nuk e kanë ndërmend të ndalen së protestuari derisa të gjitha kërkesat e qytetarëve të jenë plotësuar. Ata kanë thënë se një tjetër protestë do të mbahet javën e ardhshme.

Prishtinë, 27 mars - Grupi i Qytetarëve të Organizuar në një konferencë shtypi, të mbajtur në hapësirën para ndërtesës së KEK-ut në Prishtinë, kanë deklaruar se  nuk e kanë ndërmend të ndalen së protestuari derisa të gjitha kërkesat e qytetarëve të jenë plotësuar. Ata kanë thënë se një tjetër protestë do të mbahet  javën e ardhshme.

Qëllimi i protestës dhe kërkesat mbesin të njëjta.

Përfaqësuesit e Grupit të Qytetarëve të Organizuatr edhe sot kanë ripërsëritur kërkesat:

shkarkimin e menjëhershëm të drejtorit të KEK-ut, Arben Gjukaj dhe vënien para drejtësisë, shkarkimin e bordit menaxhues të KEK-ut, shkarkimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj si dhe shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi..

Anëtarja e Grupit të Qytetarëve të Organizuar, Teuta Hoxha është shprehur e vendosur që protestat nuk do të ndalen derisa të plotësohen krejtësisht të gjitha kërkesat, jo vetëm pjesërisht. Ajo ka kërkuar hetime rrënjësore për të gjithë ata që janë përfshirë në skandalet dhe aferat korruptive të KEK-ut.

Sipas saj, politikat tarifore, çmimi i lartë i energjisë elektrike, dhe rastet e korrupsionit janë shqetësimi kryesor i qytetarëve.

Teuta Hoxha, tha se drejtoria për krime ekonomike, e cila është në kuadër të kësaj ministrie, nuk ka pasur asnjë rast konkret kundër korrupsionit, dhe për këtë arsye kërkohet shkarkimi i ministrit Rexhepi.

“Duke pasur parasysh që drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike, që është në kuadër të Policisë së Kosovës, është përgjegjëse për t’i kryer këto hetime. Kjo drejtori është formuar në vitin 2009, nuk ka pasur asnjë rast konkret që ka hetuar apo ndonjë rast kundër korrupsionit dhe krimeve ekonomike, atëherë kërkojmë edhe shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi”, tha ajo.

Grupi i qytetarëve ka vendosur që protesta e radhës të mbahet javën e ardhshme, pasi është duke zhvilluar takime edhe me organizata të tjera, sindikata si dhe studentë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...