Qeveria miraton Projektligjin për Tregun e Naftës ...në Kosovë

27 Mars 2013 - 18:14      

E drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka aprovuar projektligje, rregullore, raporte dhe vendime nga fushat e përgjegjësive të saja kushtetuese dhe Ligjore.
Qeveria sot ka miratuar Projektligjin për Tregun e Naftës dhe Produkteve të Naftës në Kosovë.

Prishtinë, 27 mars - E drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka aprovuar projektligje, rregullore, raporte dhe vendime nga fushat e përgjegjësive të saja kushtetuese dhe Ligjore.

Qeveria sot ka miratuar Projektligjin për Tregun e Naftës dhe Produkteve të Naftës në Kosovë.

Ky projektligj përcakton kushtet për furnizim të sigurt dhe cilësorë me naftë dhe me produktet e saj. Rregullon mbikëqyrjen dhe monitorimin e tregut në pajtim me standardet evropiane. Gjithashtu Projektligji përcakton kushtet elementare për krijimin dhe ruajtjen e rezervave të obligueshme të naftës dhe produkteve të saj.

 Poashtu, është miratuar  Projektligji për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit.

Është miratuar edhe Rregullorjan për Përmbajtjen dhe Procedurat e Hartimit të Planeve të Reagimit Emergjent.

Kjo Rregullore përcakton përmbajtjen, harmonizimin dhe përditësimin e planeve për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. Rregullorja obligon institucionet shtetërore, autoritetet e pushtetit lokal, institucionet, ndërmarrjet dhe organizatat tjera për hartimin e planeve kombëtare për mbrojtje dhe shpëtim.

Qeveria ka aprovuar sot edhe Rregulloren për Nxitjen e Bashkëpunimit Ndër-komunal,

Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës të Inspektoratit të Tregut dhe Raportin Përfundimtar të Buxhetit për Vitin 2012.

Me vendimin e aprovuar sot nga kabineti qeveritar, në Programin Legjislativ për vitin 2013 të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të përfshihen këto projektligje:

Projektligji për Bashkëpunim Ndërmjet Agjencive në Menaxhimin e Integruar të Kufirit

Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror

Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës;

Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës;

Projektligji për Investimet e Huaja

Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme;

Projektligji për Institutin e Kosovës për Administratë Publike;

Projektligji për të Huajt.

Vendimin për kryerjen e obligimit financiar të Qeverisë së Kosovës në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...