“Technitex Group” bart një pjesë të prodhimit në Kosovë?

27 Mars 2013 - 18:09      

Presidentja Atifete Jahjaga priti sot përfaqësuesit e kompanisë angleze “Technitex Group”, Paul Broadhurst dhe François Giraud-Sauveur.

Prishtinë, 27 mars - Presidentja Atifete Jahjaga priti sot përfaqësuesit e kompanisë angleze “Technitex Group”, Paul Broadhurst dhe François Giraud-Sauveur.

Presidentja shprehu përkushtimin e Kosovës për të punuar me komunitetin e biznesit për të krijuar një ambient tërheqës dhe të sigurt për investitorët e huaj. Ajo tha se Kosova po tregon vendosmëri në të gjitha nivelet për të promovuar dhe përkrahur rritjen e sektorit privat, që mundëson zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Udhëheqësi i kompanisë, Broadhurst  e informoi presidenten e vendit për aktivitetet e kompanisë, e cila ka një rrjet të shitjes në 55 shtete të ndryshme të botës, e specializuar për sigurimin e produkteve të kabllove të rrjetit broadband. Në Kosovë kjo kompani ka hapur filialin e saj, që bashkërendon procesin e shitjes në më shumë se 12 vende të Evropës Juglindore.

Broadhurst tha se kjo kompani është duke vlerësuar opsionet që të bartë një pjesë të prodhimit për Evropën Juglindore në Kosovë. Ai tha se kompania e tij ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me institucionet në Kosovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...