Vazhdon “telenovela” e koalicionit

27 Mars 2013 - 17:54      

Çështja e riformatimit të koalicionit është duke u negociuar, që pranohet edhe nga zyrtarët e lartë qeveritar, por që nuk japin më shumë detaje rreth ndryshimit. Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se janë duke u zhvilluar negociata, por i takon kryeministrit të bëjë ndryshime.

Prishtinë, 27 mars - Çështja e riformatimit të koalicionit është duke u negociuar, që pranohet edhe nga zyrtarët e lartë qeveritar, por që nuk japin më shumë detaje rreth ndryshimit. Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se janë duke u zhvilluar negociata, por i takon kryeministrit të bëjë ndryshime.

Ai pas mbledhjes së kabinetit qeveritar në një konferencë për media ka thënë se do të ruhet stabiliteti institucional, do të kryhen veprimet e duhura ligjore dhe kushtetuese, ato politike me partnerët e koalicionit, ndërsa kryeministri i merr vendimet në kohën e duhur, transmeton Telegrafi.

I pyetur në cilësinë e zëvendëskryeministrit dhe nënkryetarit të PDK-së, rreth bisedimeve për çështjen e koalicionit, ai nuk dashur të flas rreth kësaj.

“Është e vërtetë që unë kam disa informata jo të plota. Por, kushtetuta ia lejon kryeministrit që të marrë veprime të tilla dhe kryeministri ka autoritete edhe mbi pozitën time”, ka thënë Kuçi.

Ndërsa për mungesën e emërimit të ministrit të Financave dhe mund të jetë kjo një çështje e “pazarit” mes partnerëve të koalicionit, ai ka thënë se janë në institucione për të bërë politike dhe jo pazare.

“Jo ne nuk bëjmë pazare por bëjmë politik këtu. Në anën tjetër ajo ministri po e kryen punën e vet. Zotëri Avdiu po e kryen punën e vet, si zëvendësministër. Me siguri është vërejtur mungesa e një ministri fuqiplotë , por besojë që kryeministri do ta bëjë zgjidhjen e shpejtë dhe të duhur në koordinim ne partnerët e koalicionit”, ka theksuar Kuçi.

Ndryshe, të shtunën Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se është momenti i fundit që të ndodhë ky riformatizim.

Kurse, sipas mediave pritet të ketë lëvizje sa i përket riformatizimit të kabinetit qeveritar. Madje, është raportuar se PDK-ja është pajtuar që MZHE-ja t’i jepet AKR-së. Ndërsa, Fadil Ismaili është kandidati kryesor për të marrë këtë ministri nën udhëheqje.

Ndërsa, ministri aktual i MZHE-së, Besim Beqaj do të kalojë në Ministrinë e Financave, të cilën e udhëhiqte Bedri Hamza, por që tani ka kaluar në pozitën e guvernatorit të BQK-së.

Po ashtu është raportuar që ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi mund të shkarkohet për shkak të skandaleve të shumta që kanë plasur në këtë ministri.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...