Thaçi: Qasja jonë ka mbështetje të plotë të vendeve të Quintit

27 Mars 2013 - 17:31      

Në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi ka informuar kabinetin qeveritar rrethtakimit me ambasadorët e shteteve të Quintit, të cilët siç tha kryeministri “informova për gatishmërinë tonë, përgatitjet, përkushtimet dhe përgjegjësitë tona që i kemi prezantuar në Bruksel, duke respektuar gjithmonë Kushtetutën, ligjet e Kosovës, dokumentin e Ahtisarit me standardet më të larta evropiane”.

Prishtinë, 27 mars – Në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi ka informuar kabinetin qeveritar rrethtakimit me ambasadorët e shteteve të Quintit, të cilët siç tha kryeministri “informova për gatishmërinë tonë, përgatitjet, përkushtimet dhe përgjegjësitë tona që i kemi prezantuar në  Bruksel, duke respektuar gjithmonë Kushtetutën, ligjet e Kosovës, dokumentin e Ahtisarit me standardet më të larta evropiane”.

Sipas Thaçit, normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve tona, është në interesin e dy vendeve, popujve tanë, por edhe të perspektivës evropiane të rajonit.

Kemi një mbështetje të plotë dhe unike të të gjitha vendeve të Quintit në qasjen tonë dhe natyrisht shtetet e Quintit mirëpresin arritjen e marrëveshjes në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë në  takimin e radhës që do të zhvillohet me 2 prill.

 Ndërsa më pastaj, tha Thaçi, “kam informuar ambasadorët e vendeve të BE-së, me temë të njëjtë, qasje dhe përkushtim të njëjtë, me zotimet tona të njëjta. Kam theksuar edhe domosdoshmërinë se në rast të arritjes së marrëveshjes, duhet të ketë involvim të plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës, EULEX-it dhe NATO-s, për implementimin e marrëveshjeve, për lëvizje të lirë, për krijimin e ambientit të sigurt në atë hapësirë të territorit të Republikës së Kosovës.

Në të njëjtën kohë edhe për domosdoshmërinë e shpërbërjes së të gjitha strukturave ilegale të sigurisë, për fillimin e funksionimit të sistemit të drejtësisë, sipas legjislacionit të Kosovës, për investimet socio-ekonomike që do ndodhin atje, për transformimin e strukturave të edukimit, shëndetësisë dhe shërbyesve civilë, por duke punuar gjithmonë edhe për zgjedhjet e lira në tri apo eventualisht në katër komuna në veri”.

Kryeministri tha se institucionet e Republikës së Kosovës do të ftojnë OSBE-në për lehtësim, menaxhim dhe organizim të zgjedhjeve,duke u certifikuar rezultatin zgjedhor nga KQZ-ja. Më pastaj, për t’u formuar asociacioni me shumicë serbe, pa mandat legjislativ, ekzekutiv apo të pushtetit të tretë, por si një asociacion i cili buron  nga e drejta kushtetuese dhe ligjore e Republikës së Kosovës.

Në kuadër të informimit të partive politike, thaçi ka njoftuar se sapo ka përmbyllur një takim me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilin e ka informuar për të gjithë ecurinë e këtij procesi, duke qenë falënderues për mbështetjen dhe marrjen e përgjegjësive si parti, edhe në Bruksel, përmes përfaqësuesit të saj, z. Blerim Shala, por edhe prezantimin e tyre në opinionin publik me qëndrimet e tyre në Kuvendin e Kosovës dhe në përgjithësi participimin e AAK-së në këtë proces të rëndësishëm për shtetin e Kosovës, të normalizimit të gjendjes në veri dhe perspektivën tonë euroatlantike.

 Unë do të vazhdoj t’i informoj edhe partitë tjera politike në bazë të agjendës që është planifikuar. Ndërsa, nesër do të informojë dhe raportoj para Kuvendit të Republikës së Kosovës për takimin e fundit që kemi zhvilluar në Bruksel, tha kryeministri.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...