Granatë dore në ambientet e ”KosAutoStar” në Qyshk të Pejës

27 Mars 2013 - 17:18      

Të martën, më 26 mars, reth orës 21:20h pronari i Autoservisit ”KosAutoStar”, me lokacion në fshatin Qyshk-Pejë, ka informuar përmes telefonit Policinë e Kosovës – Stacionin Policor në Pejë, se persona të pa njohur i kanë hedhur një granat dore (e cila nuk ishte aktivizuar) në oborrin e autoservisit, pikërisht afër zyrës ku ishte duke qëndruar roja i objektit shtetasi i Kosovës, Q. B.

Pejë, 27 mars – Të martën, më 26 mars, reth orës 21:20h pronari i Autoservisit ”KosAutoStar”, me lokacion në fshatin Qyshk-Pejë, ka informuar përmes telefonit  Policinë e Kosovës – Stacionin Policor në Pejë, se  persona të pa njohur i kanë hedhur një granat dore (e cila nuk ishte aktivizuar) në oborrin e autoservisit, pikërisht afër zyrës ku ishte duke qëndruar roja i objektit shtetasi i Kosovës, Q. B.

Shpejt kanë shkuar patrullat policore,njësitet e hetimeve dhe krim teknikave nga stacioni policor i Pejës dhe Njësiti i Hetimeve Rajonale. Fillimisht është siguruar vendi i ngjarjes dhe është bere evakuimi i banorëve në një diametër te caktuar.

Ne vendin e ngjarjes kanë ardhur njësiti i Policisë se Kosovës për deminim,te cilët ne vend te ngjarjes kanë shkatërruar mjetin shpërthyes (granatë dore),me ç’rast nuk ka pasur dëmtime dhe as lëndime në njerëz.

Te njëjtën ditë, lidhur me rastin si të dyshuar të mundshëm janë arrestuar dy persona, të cilëve u është caktuar masa e ndalimit policor për të vazhduar me procedurë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...