Remi: Nuk torturuam askënd, i ndaluam me të drejtë

27 Mars 2013 - 16:57      

Rrustem Mustafa-Remi dhe Nazif Mehmeti kanë përfunduar dëshmitë e tyre para Trupit Gjykues dhe prokurorit. Ish-komandanti i Zonës së Llapit deklaroi se nuk e kanë torturuar asnjë të ndaluar në qendrën e ndalimit në Llapashticë. Ata, sipas tij, janë ndaluar me të drejtë sepse po dëmtonin luftën për çlirim, transmeton Express.

Prishtinë, 27 mars - Rrustem Mustafa-Remi dhe Nazif Mehmeti kanë përfunduar dëshmitë e tyre para Trupit Gjykues dhe prokurorit. Ish-komandanti i Zonës së Llapit deklaroi se nuk e kanë torturuar asnjë të ndaluar në qendrën e ndalimit në Llapashticë. Ata, sipas tij, janë ndaluar me të drejtë sepse po dëmtonin luftën për çlirim, transmeton Express.

Ish komandanti i Zonës Operative të Llapit ka pranuar se gjatë luftës ka ekzistuar një urdhër që të ndalohen të gjithë ata persona që bien ndesh me ligjin. Rrustem Mustafa tha para Trupit Gjykues se sipas rregullores së luftës ai kishte të drejtë të lëshojë urdhër për arrestime të këtyre njerëzve, por edhe zëvendësi i tij dhe shefi i Shtabit të Zonës.

Duke u përgjigjur para prokurorit Mustafa tha se qëndron prapa të gjitha deklarimeve që i ka dhënë deri më tash lidhur me pikën 8 të aktakuzës, e cila po shqyrtohet në këtë proces gjyqësor për herën e tretë. Komandanti i Zonës së Llapit tha se prokurori gabimisht po i cilëson të ndaluar si civilë.

“Ata kanë qenë të involvuar në luftë dhe po e dëmtonin misionin e luftës për liri”, tha Mustafa, transmeton Express.

Prandaj Mustafa tha se me të drejtë është vendosur për ndalimin e tyre dhe është krijuar qendra e ndalimit në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Mustafa tha se qëllimi i të ndaluarve në këtë qendër ishte që atyre t’u pamundësohet bashkëpunimi me armikun. Për ta, Remi ka thënë se janë trajtuar sikurse të gjithë ushtarët e tjerë që kanë qenë aty, duke shtuar se asnjëri prej të ndaluarve nuk është marrë në pyetje.

“Nuk kemi qenë të gjithë melaqe, por na është dashur të sillemi ashtu”, tha Mustafa.

Ndërkaq duke folur për pozitat e Latif Gashit dhe të Nazif Mehmetit, të cilët po akuzohen së bashku me të, Mustafa tha se që të dytë i ka emëruar ai.

Para se të dëshmojë Mustafa, është marrë në pyetje edhe Nazif Mehmeti. Prokurori edhe sot ka insistuar të dijë se si janë trajtuar të ndaluarit në qendrën e ndalimit në Llapashticë, ku Mehmeti, si ushtrues detyre i komandantit të Policisë Ushtarake, e cila ishte përgjegjëse për mbrojtjen fizike të objekteve dhe personave të ndaluar, ka thënë se asnjëri prej të ndaluarve nuk është keqtrajtuar, por nuk ka përjashtuar mundësinë që ndonjëri person që e kanë sjellë civilët, të ketë qenë i rrahur, por jo në atë masë siç përshkruhet në aktakuzë, mbase kanë mundur ta godasin me ndonjë shuplakë.

Seanca e radhës do të vazhdojë më 3 prill me dëshmitarin F nëse mund të gjendet. sërish vazhdon në Gjykatën e Apelit më 3 prill.

Pika tetë e aktakuzës akuzon tre ish-ushtarët e UÇK-së Latif Gashi, Nazif Mehmeti dhe Rrustem Mustafa se prej muajit tetor të vitit 1998 deri nga fundi i muajit prill i vitit 1999, duke vepruar në bashkërendim me persona të tjerë të paidentifikuar dhe në bazë të një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale, kanë urdhëruar dhe kanë marrë pjesë në rrahjen dhe torturimin e civilëve shqiptarë të Kosovës që mbaheshin në paraburgim në Llapashticë, në një përpjekje që të detyrojnë të paraburgosurit të pranojnë veprimet e tradhtisë ndaj UÇK-së.

comments powered by Disqus

Rrjetet sociale

Karikatura e ditës

Jeton Mikullovci
Galeria >

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...