Luan Prekazi nuk është më trajner i “Llamkos Kosovës”

27 Mars 2013 - 16:08      

Ka marrë fund aventura e Luan Prekazit si trajner i “Llamkos Kosovës”. Ai ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit pas presionit të tifozëve të grupit vushtrrias, “Forca”. Pakënaqësitë ndaj Prekazit arritën kulmin pas barazimit pa gola ndaj Ferronikelit në Vushtrri, ndeshje kjo, e cila doli të jetë e fundit për strategun e mirënjohur kosovar. Dorëheqjen e tij e konfirmoi drejtori i klubit vushtrrias, Labinot Demi.

Vushtrri, 27 mars - Ka marrë fund aventura e Luan Prekazit si trajner i “Llamkos Kosovës”. Ai ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetrajnerit pas presionit të tifozëve të grupit vushtrrias, “Forca”.  Pakënaqësitë ndaj Prekazit arritën kulmin pas barazimit pa gola ndaj Ferronikelit në Vushtrri, ndeshje kjo, e cila doli të jetë e fundit për strategun e mirënjohur kosovar. Dorëheqjen e tij e konfirmoi drejtori i klubit vushtrrias, Labinot Demi.

Mësohet se Luan Prekazi ka dhënë dorëheqje vetë nga detyra e trajnerit, pasi nuk i ka pëlqyer presioni që i është bërë nga tifozët në kohët e fundit, të cilët kanë shprehur mllefin ndaj tij, sidomos pas ndeshjes me Ferronikelin. Demi theksoi se klubi do t’i kryejë të gjitha obligimet e kontratës së Prekazit. Skuadrës do t’i prijë deri në fund të sezonit ish-lojtari i mirënjohur kosovar, Ismet Munishi, i cili ka edhe funksionin e menaxherit në këtë klub. Kjo do të jetë aventura e parë e Munishit si trajner i një skuadre të elitës, ndërsa prioritet i punës së tij do të jetë shpëtimi i ekipit nga rënia prej kategorisë superiore.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...