Carragher hesht kritikët

27 Mars 2013 - 16:01      

Mbrojtësi i Liverpoolit Jamie Carragher e ndjen se forma e tij në kohët e fundit i ka ndihmuar atij që të hesht kritikët.

Liverpool, 27 mars - Mbrojtësi i Liverpoolit Jamie Carragher e ndjen se forma e tij në kohët e fundit i ka ndihmuar atij që të hesht kritikët.

Në fillim të këtij sezoni në Premier League, ishte folur se veterani do të dështojë të mbajë një rol të rregullt kur do të konkurronte për një vend në 11 e parë me mbrojtësit si Daniel Agger dhe Martin Skrtel.

35 vjeçi ka bërë të ditur se do të pensionohet në fund të sezonit, por shpreson që formën e tij të lartë ta mbajë deri në fund.

“Në fillim të këtij sezoni unë u kritikova se unë nuk do të mund të përshtatesha në stilin e Rodgersit. Por unë mendoj se në ndeshjet e fundit i kam heshtur gjithë kritikët”, ka thënë Carragher.

“Mendoj se kemi luajtur mirë këtë sezon. Edhe në ndeshjet për kupë mendoj se kam pasur një performancë të lartë dhe shpresoj që këtë formë ta mbaj deri në fund të sezonit”, shtoi ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...