Fiton në loto 338 milionë dollarë, “mbetet” i njëjti”

27 Mars 2013 - 15:24      

Emigranti, pronar i një shitoreje në New Jersey, i cili gjatë vikendit të kaluar ka fituar 338,3 milionë dollarë në lotarinë "Powerball Jackpot", ka thënë se “do të mbetem i njëjtë në zemër edhe pse jam bërë milioner”.

New Yorku, 27 mars – Emigranti, pronar i një shitoreje në New Jersey, i cili gjatë vikendit të kaluar ka fituar 338,3 milionë dollarë në lotarinë  "Powerball Jackpot", ka thënë se “do të mbetem i njëjtë në zemër edhe pse jam bërë milioner”.

Pedro Quesada, 44, ka festuar tiketën fituese të cilën e kishte blerë të shtunën, duke mbajtur një konferencë shtypi në selinë e lotarisë në New Jersey. Dominikani, tiketin e kishte blerë në të njëjtën shitore në Pasaik, ku rregullisht ka blerë tiketa dhe birra.

"Jeta do të më ndryshojë, por unë në zemër do të mbetem i njëjti”, ka thënë babai i 5 fëmijëve, transmeton AFP.



Nëse Quesada vendos që të tërheq tërë shumën e parave të fituara, pas tatimimit do të shkonte në shtëpi me 152 milionë dollarë. Lotaria Powerball luhet në  42 shtete të Amerikës, ndërsa fitimi i Quesadës është i katërti për nga madhësia në historinë e kësaj loje e cila zhvillohet që nga viti 1992.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...