Beogradi do asociacion me “përgjegjësi precize ekzekutive”

27 Mars 2013 - 13:23      

Zëvendëskryeministrja e Serbisë për integrime evropiane, Suzana Grubjeshiq, ka thënë se asociacioni i komunave serbe në Kosovë duhet të ketë përgjegjësi precize ekzekutive.
“Ne kemi hyrë në bisedime me synimin për të arritur marrëveshje, e cila është e qëndrueshme dhe e cila mund të zbatohet. Derisa të ketë mundësi, ne do të jemi konstruktivë dhe fleksibilë. Nëse edhe Prishtina sillet njësoj si Beogradi, besoj se më 2 prill do të arrijmë marrëveshje”, ka thënë Grubjeshiq për mediat serbe.

Beograd, 27 mars  -Zëvendëskryeministrja e Serbisë për integrime evropiane, Suzana Grubjeshiq, ka thënë se asociacioni i komunave serbe në Kosovë duhet të ketë përgjegjësi precize ekzekutive.

“Ne kemi hyrë në bisedime me synimin për të arritur marrëveshje, e cila është e qëndrueshme dhe e cila mund të zbatohet. Derisa të ketë mundësi, ne do të jemi konstruktivë dhe fleksibilë. Nëse edhe Prishtina sillet njësoj si Beogradi, besoj se më 2 prill do të arrijmë marrëveshje”, ka thënë Grubjeshiq për mediat serbe.

Autoritetet kosovare kundërshtojnë çdo kompetencë ekzekutive për asociacionin e komunave serbe, ndërsa Beogradi do që ky mekanizëm të udhëheqë me gjyqësinë, policinë dhe planifikimin hapësinor.

“Ne nuk kërkojmë asgjë që nuk është në përputhje me principet evropiane të decentralizimit”, ka thënë Grubjeshiq.

Më 2 prill, në Bruksel do të zhvillohet rrethi i tetë i bisedimeve midis kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq – proces që ndërmjetësohet nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Rezultatet nga dialogu janë esenciale edhe për Kosovën, edhe për Serbinë që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian.

Shteti serb aktualisht është në pritje të datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Grubjeshiq ka shfaqur bindjen se vendi i saj ka merituar tashmë këtë datë.

“Qytetarët e Serbisë e kanë merituar këtë datë të famshme, sepse në vitet e kaluara kanë mbështetur me durim rrugën evropiane të Serbisë, pa marrë parasysh vështirësitë dhe sprovat nëpër të cilat kanë kaluar”, ka thënë Grubjeshiq.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...