Corsair Vengeance K70

27 Mars 2013 - 13:15      

Corsair ka prezentuar tastierën për luajtje, Vengeance K70, njëfarë lloj evolucioni të modelit K70. Kjo tastierë është e tipit meknaik me ndërprerës Cherry MX Red, ndërsa shtëpiza e fortë prej alumini vjen me ngjyrë të zezë dhe të argjendtë.
Varianti i argjendtë ka ndriçim të kaltër prapavije të tasteve, ndërsa ai me të zezë ka ndriçimin e kuq, dhe në të dy rastet shfrytëzuesit mund ta rregullojnë nivelin e intensitetit të ndriçimit për secilin tast veç e veç apo ta shkyçin fare. Parametrat e ndriçimit mund të ruhen në memorien interne të kësaj tastiere.

Tastet numerike prej 1 deri 6, sikurse edhe WASD, kanë ngjyrë, teksturë dhe formë deri diku të ndryshme në krahasim me tastet tjera. Këto taste mund të ndërrohen me të zakonshme të cila vijnë bashkë me këtë tastierë. Kjo tastierë ka edhe anti-ghosting dhe mundësinë e njohjes si duhet të deri 20 shtypjeve të njëkohësishme të tasteve (20-key rollover), pastaj ka pushuese të ndarë të shuplakave, USB konektorë për lidhje të miut apo pajisjeve tjera, tastet për kontroll të multimedias. Shitja fillon nga muaji i ardhshëm me çmim prej 130 dollarësh.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...