Inis Gjoni gjyq me Prokurorinë për videon intime me Arjan Selimin

27 Mars 2013 - 11:32      

Gjykata e Lartë do të nisë “betejën” ligjore mes regjisores Inis Gjoni dhe Prokurorisë për Krimet e Rënda në lidhje me publikimin e videos intime të regjisores dhe partnerit të saj në vitin 2004, Arjan Selimit, i vrarë në vitin 2011.

Tiranë, 27 mars - Gjykata e Lartë do të nisë “betejën” ligjore mes regjisores Inis Gjoni dhe Prokurorisë për Krimet e Rënda në lidhje me publikimin e videos intime të regjisores dhe partnerit të saj në vitin 2004, Arjan Selimit, i vrarë në vitin 2011.

“Panorama” shkruan sot se Gjykata e Lartë ka caktuar datën 9 prill 2013 për seancën e parë për rekursin e padisë civile të Gjonit kundër Prokurorisë për Krimet e Rënda. Inis Gjoni kërkon 200 mijë dollarë dëmshpërblim për cenimin e jetës së saj private dhe cenimin e nderit dhe të dinjitetit nga publikimi i videos. Në padi regjisorja pretendon se videoja me përmbajtje erotike është shpërndarë gjatë kohës që aparati telefonik i Arjan Selimit, ku gjendej videoja, ka qenë i sekuestruar në Prokurori për llogari të hetimit të dosjes “Kompas”.

Më 20 shkurt 2007, Gjykata e Shkallës së Parë ka rrëzuar padinë e regjisores Gjoni si të pambështetur në prova dhe në ligj. Ky vendim është lënë në fuqi më pas nga Apeli dhe, për rrjedhojë, regjisorja i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë. Dosja është regjistruar në Gjykatën e Lartë në vitin 2008, por për shkak të ngarkesës që ka kjo gjykatë, vetëm dy ditë më parë i ka “ardhur radha” këtij procesi. Burime zyrtare të Gjykatës së Lartë bënë të ditur se rekursi i padisë civile të regjisores Gjoni do të shqyrtohet nga një Kolegj Civil me relatore gjyqtaren Evelina Qirjako dhe se seanca e parë është caktuar më 9 prill.

Palë paditëse në padi është Inis Gjoni, ndërsa si palë e paditur është Prokuroria për Krimet e Rënda dhe Ministria e Financave. Si palë e tretë në proces është Prokuroria e Përgjithshme dhe Dega e Thesarit Tiranë. “Shpërblim i dëmit nga pala e paditur për shkak të shpërndarjes dhe publikimit të informacioneve që cenojnë jetën private të paditëses dhe njëkohësisht cenojnë dhe fyejnë nderin dhe dinjitetin e saj në shumën 200 000 dollarë amerikanë”, thuhet në objektin e padisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...