Me një SMS mund të ndahesh nga gruaja

27 Mars 2013 - 11:15      

Nëse burri i dërgon gruas SMS, në të cilën gjendet fjala ‘divorc’, kjo mjafton që shkurorëzimi të jetë i vlefshëm në Dubai.

Nëse burri i dërgon gruas SMS, në të cilën gjendet fjala ‘divorc’, kjo mjafton që shkurorëzimi të jetë i vlefshëm në Dubai.

Nga Departamenti i çështjeve islamike dhe aktiviteteve bamirëse thonë se kjo çështje është ngritur, pasi një burrë ka dashur të dijë nëse një SMS, përmes të cilit e ka njoftuar gruan për divorc, është i mjaftueshëm që ndarja të jetë e vlefshme sipas sheriatit, transmeton gazeta arabe Al Ittihad.

Burri ishte zënë me gruan e tij dhe më pas ajo kishte shkuar në shtëpi të prindërve. Ai ka shkuar atje për t’i thënë se po ndahet nga ajo, por ka pasuar një tjetër përleshje, gjatë të cilës ai po ashtu i ka thënë se kërkon divorc. Dhe në fund e ka informuar edhe një herë me SMS për vendimin e tij, gjë që e ka plotësuar kërkesën (sipas sheriatit) që një vendim është i vlefshëm nëse thuhet tri herë.

Dijetarët islamë kanë thënë se edhe pse shpallja e shkurorëzimit në një moment zemërimi nuk vlen, një SMS i tillë mund të jetë i vlefshëm, nëse burri e ka shkruar në moment qetësie.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...