Lidhjet ilegale me ujësjellësin ndëshkohen

27 Mars 2013 - 10:54      

Për lidhje të paautorizuar në shërbimet e ujësjellësve, në bazë të nenit 321 Kodit Penal aplikohet dënim me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet. Në rast ndryshimi të njësorit të shërbimeve të ujësjellësit në bazë të nenit 323 aplikohet dënimi me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet. Nga ndërhyrja dhe largimi i njësorit të shërbimeve të ujësjellësit në bazë të nenit 324 aplikohet dënimi me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet. Për vjedhjen e shërbimeve të ujësjellësit në bazë të nenit 326

Prishtinë, 27 mars - Për lidhje të paautorizuar në shërbimet e ujësjellësve, në bazë të nenit 321 Kodit Penal aplikohet dënim me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet. Në rast ndryshimi të njësorit të shërbimeve të ujësjellësit në bazë të nenit 323 aplikohet dënimi me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet. Nga ndërhyrja dhe largimi i njësorit të shërbimeve të ujësjellësit në bazë të nenit 324 aplikohet dënimi me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet. Për vjedhjen e shërbimeve të ujësjellësit në bazë të nenit 326 aplikohet dënimi me gjobë dhe me burgim deri në  një vit. Për asgjësim apo dëmtim ose heqjen e instalimeve publike të ujësjellësit në bazë nenit 366 aplikohet dënimi me burgim deri në pesë vjet . Nëse ndodh nga pakujdesia deri në një vit, heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare dhe shenjave në bazë të nenit 414 aplikohet dënimi me gjobë dhe me burgim deri në tre vjet. Për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës në bazë të nenit 409 aplikohet dënimi me burgim tre muaj deri në tre vjet. Nëse shkaktohen lëndime të lehta ose kanosje me armë dënimi gjashtë muaj deri në pesë vjet e nëse shkaktohet lëndim i rëndë dënimi është një deri në dhjetë vjet.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...