Ed Sheeran sqaron pse nuk mori pjesë në koncertet humanitare të Noel Gallagher

27 Mars 2013 - 10:15      

Kantautori Ed Sheeran ka shpjeguar arsyet se pse nuk mori pjesë në koncertet bamirëse të ish-anëtarit të grupit “Oasis”, Noel Gallagher.
Legjenda e rokut është duke planifikuar koncertet për “Teenage Cancer Trust”, të cilat do të mbahen në “Royal Albert Hall”, që nga e hëna.
Gallagher ka thënë se kishte kontaktuar me Sheeran dhe grupin “Mumford & Sons” për të performuar në koncerte, por i akuzoi ata për ndryshimin e mendjes në minutën e fundit.
“Të gjithë të thonë po në

“Të gjithë të thonë po në fytyrë. Të gjithë. Pastaj të thërret agjenti yt, pastaj menaxhmenti i tyre dhe të thonë: ‘Ah, ata do të jenë në Australi në atë kohë’. Me të vërtetë? Por pse nuk ma thanë këtë më parë”, ka thënë Gallagher.

Tani Sheeran ka sqaruar se pse ai fillimisht është pajtuar që të mbajë koncertin para se të anulonte pjesëmarrjen.

“Do të doja ta bëja vitin e ardhshëm. Unë i kam thënë atij se do të mbaj koncertin kurdo që dëshiron ai, por në javën që kishte planifikuar ai unë do të isha në Australi me koncertet të cilat tashmë ishin paralajmëruar dhe biletat ishin shitur”, ka thënë Sheeran.

“Po të kishte qenë në një kohë tjetër patjetër që do ta mbaja koncertin e tij mirëpo unë mësova për koncertin në Australi pasi i thashë Gallagherit po. Të jem i sinqertë, mendova se do të ishte gjë e keqe nëse do t’i thosha diçka pa ditur gjërat dhe kam thënë se do të jem 100 për qind i përgatitur në koncertin e ardhshëm që do të planifikojë ai”, shtoi britaniku.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...