Në Zimbabve prostituta e vdekur u ngrit nga arkivoli

27 Mars 2013 - 10:03      

Në Zimbabve një grua u përmend në arkivolin, në të cilin e kishte vendosur policia për ta transportuar. Gruan e pandehën të vdekur pasi ajo humbi ndjenjat gjatë kohës, kur po kryente marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, dhe për një kohë të gjatë nuk po përmendej. Dëshmitarët okularë pohojnë se trupi i saj ishte krejtësisht i ftohtë në kohën kur mbërriti policia.
"Ju po më vdisni mua!", - tha gruaja që u përmend papritur, e cila u tha se quhet MaNdlo. Njerëzit e mbledhur për të parë se si

Në Zimbabve një grua u përmend në arkivolin, në të cilin e kishte vendosur policia për ta transportuar. Gruan e pandehën të vdekur pasi ajo humbi ndjenjat gjatë kohës, kur po kryente marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, dhe për një kohë të gjatë nuk po përmendej. Dëshmitarët okularë pohojnë se trupi i saj ishte krejtësisht i ftohtë në kohën kur mbërriti policia.

"Ju po më vdisni mua!", - tha gruaja që u përmend papritur, e cila u tha  se quhet MaNdlo. Njerëzit e mbledhur për të parë se si do ta nxjerrin kufomën policët, ia dhanë vrapit me të katra duke u penguar dhe rrëzuar të pushtuar nga tmerri e paniku. Banorët e Zimbabves janë të njohur për paragjykimet e tyre të forta fetare dhe mistike.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...