Krijimtaria gjysmëshekullore e Berishës në retrospektivë

27 Mars 2013 - 09:56      

Më shumë se 160 vepra të piktorit të njohur Engjëll Berisha janë përfshirë në ekspozitën retrospektive që do të hapet sonte (e mërkurë) në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Në muret e institucionit më të lartë të artit pamor në vend, tashmë janë vënë pikturat, vizatimet, skicat, rozetat, pjatat dhe objektet e ndryshme skulpturale e punime në dru dhe qeramikë që janë punuar nga artisti tashmë i ndjerë, prej vitit 1946 deri më 2003.
Një konferencë për media është mbajtur paraditen e së martës në GKK, ku kanë folur dy kuratorët e ekspozitës, Miran Mohar, artist nga Sllovenia dhe një prej anëtarëve të “Irwin” - një grup i njohur artistësh dhe Erzen Shkol

Prishtinë, 27 mars - Më shumë se 160 vepra të piktorit të njohur Engjëll Berisha janë përfshirë në ekspozitën retrospektive që do të hapet sonte (e mërkurë) në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Në muret e institucionit më të lartë të artit pamor në vend, tashmë janë vënë pikturat, vizatimet, skicat, rozetat, pjatat dhe objektet e ndryshme skulpturale e punime në dru dhe qeramikë që janë punuar nga artisti tashmë i ndjerë, prej vitit 1946 deri më 2003.

Një konferencë për media është mbajtur paraditen e së martës në GKK, ku kanë folur dy kuratorët e ekspozitës, Miran Mohar, artist nga Sllovenia dhe një prej anëtarëve të “Irwin” - një grup i njohur artistësh dhe Erzen Shkololli, njëherësh drejtor i GKK-së.

“Në këtë ekspozitë shohim përdorimin e mediumeve të ndryshme dhe përpjekjen e artistit që të komunikojë sa më qartë me publikun. GKK në këtë ekspozitë ka përfshirë të gjitha pjesët dhe ciklet që janë punuar gjatë karrierës 57-vjeçare të Berishës”, ka thënë Shkololli, teksa ka folur për mjeshtrin e pikturës që njihet ndryshe si Befre.

Ndërsa kuratori i ekspozitës Miran Mohan ka thënë se ndihet i gëzuar për mundësinë që të punojë me veprat e artistit kaq të madh siç është Engjëll Berisha dhe të shohë nga afër punën e tij, që ai e vlerëson si shumë specifike.

“Koncepti i ekspozitës është produkt i bashkëpunimit. Me grupin ‘Irwin’ kemi eksperiencë në ikona bashkëkohore dhe në një mënyrë punët e Engjëll Berishës janë pikërisht ikona bashkëkohore për shkak se ai gjen inspirim në artin e Kostandinopojës dhe e përkthen këtë eksperiencë në të tashmen”, ka thënë Mohar, teksa nuk është ndalur vetëm me kaq.

“Po ashtu, në punët e tij ka elemente të marra nga folklori dhe të transformuara në një kontekst global, pra elemente përtej kohës dhe hapësirës ku ai ka jetuar”, ka thënë ai.

Engjëll Berisha i njohur gjithashtu si Befre u lind në vitin 1926 në Pejë, Kosovë. Ai u diplomua nga Universiteti i Beogradit në vitin 1954, ishte anëtar i Akademisë së Arteve Figurative të Kosovës dhe një ndër themeluesit e Galerisë së Arteve të Kosovës. Me veprat e tij artistike ka lënë gjurmë të thella në artin figurativ kosovar dhe më gjerë. Gjatë karrierës së tij, Berisha ka pasur një numër të madh të ekspozitave personale dhe kolektive në Kosovë dhe në shumë vende të tjera. Engjëll Berisha vdiq më 15 shtator 2010, në Prishtinë.

Ekspozita retrospektive e Engjëll Berishës - Befre, do të qëndrojë e hapur deri më 27 prill.

 

comments powered by Disqus

Rrjetet sociale

Karikatura e ditës

Jeton Mikullovci
Galeria >

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...