Rinia kosovare e ajo serbe tejkalojnë politikën me kulturë

27 Mars 2013 - 09:46      

Të rinjtë e Pejës dhe ata të Borit, qytet jugor i Serbisë, mendojnë që kanë tejkaluar problemet politike që kanë dy vendet. Në projektin e përbashkët të organizatës joqeveritare “Syri i Vizionit” dhe “Community Developement Association”, për shkëmbim të vullnetarëve kanë shpalosur përvojat mes dy vendeve ku gjatë një shkëmbimi dymujor ata kanë krijuar bindjen se tashmë rinia ka bërë një hap më tej se politika. Përmes ekspozimit të fotografive të realizuara në qytetin e Pejës, të rinjtë nga Serbia kanë shfaqur bukuritë të cilat i kanë gjetur në Pejë. Në kuadër të projektit

Pejë, 27 mars - Të rinjtë e Pejës dhe ata të Borit, qytet jugor i Serbisë, mendojnë që kanë tejkaluar problemet politike që kanë dy vendet. Në projektin e përbashkët të organizatës joqeveritare “Syri i Vizionit” dhe “Community Developement Association”, për shkëmbim të vullnetarëve kanë shpalosur përvojat mes dy vendeve ku gjatë një shkëmbimi dymujor ata kanë krijuar bindjen se tashmë rinia ka bërë një hap më tej se politika. Përmes ekspozimit të fotografive të realizuara në qytetin e Pejës, të rinjtë nga Serbia kanë shfaqur bukuritë të cilat i kanë gjetur në Pejë. Në kuadër të projektit ata kanë bërë edhe hulumtime në këto qytete. Rezultatet e punës tashmë i kanë shpaluar, por kanë bindjen se aktiviteti i tyre flet më shumë.

Qenan Bardhaj, nga “Syri i Vizionit”, si koordinator i projektit në kuadër të programit të shkëmbimit të vullnetarëve ka thënë se njëri nga qëllimet e projektit ka qenë edhe pajtimi mes dy vendeve.

“Të rinjtë nga qyteti jugor i Borit të Serbisë kanë qëndruar në Pejë për t’u njohur me kulturën dhe vendin këtu. Njëjtë edhe të rinjtë nga Peja kanë qëndruar atje për dy muaj, ku kanë bërë edhe fotografi të cilat janë prezantuar atje dhe sot këtu”, ka thënë Bardhaj.

Të rinjtë e të dy vendeve kanë thënë se tashmë është arritur pajtim në mes tyre dhe se çështjet e politikës nuk do të reflektojnë të ardhmen e tyre.

Natasha Kuruçki nga Novi-Sadi ka thënë se rinia është formula për tejkalimin e problemeve politike. Përmes tyre edhe ka filluar procesi i pajtimit.

“Është forma më e lehtë për tejkalim të ngatërresave politike, pikërisht nëse fillohet me të rinjtë. Kjo, sepse ata kanë më shumë energji, kanë dalë jashtë më shumë, e politikanët nuk e tejkalojnë këtë ndryshe pos kështu përmes shkëmbimeve e takimeve më të shpeshta me njëri-tjetrin”, ka thënë ajo.

Taulant Hoxha, që ka vizituar qytetin e Borit, ka thënë se për të tashmë është tejkaluar ajo bindja e hakmarrjes politike. Ai ka shtuar se pajtimi është arritur.

“Pajtimi tashmë është arritur. Kjo ka ndërruar. Është jashtë politikës dhe nuk pengon asgjë për të komunikuar”, ka thënë Hoxha. Ai ka shtuar se fillimisht i është thënë se raportet janë më ndryshe, por mendimi ka ndryshuar. Ai ka bërë të ditur se në Bor kanë krijuar përvoja dhe në këtë rast edhe është bërë një mural me fotografi e grafite.

comments powered by Disqus

038 249 105     info@koha.net    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...